Rajoni

U zhduk për katër ditë/ E mitura kthehet në shtëpi me shenja dhune në trup: Qëndrova tek një banesë e pabanuar në qytet, takova edhe shoqen time

Pasi kishin kaluar katër ditë nga zhdukja e saj, e mitura i është kthyer familjes ku siç shrkuajnë mediat kosovare ajo ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar tek shtëpia e shoqes së saj dhe një godinë e pabanuar. Ajo çfarë është ende mister për familjarët por edhe mediat vendase që kanë raportuar janë shenjat e dhubës në trup të vajzës për të cilat ajo nuk ka folur sesi kanë ndodhur.
Featured image of article: U zhduk për katër ditë/ E mitura kthehet në shtëpi me shenja dhune në trup: Qëndrova tek një banesë e pabanuar në qytet, takova edhe shoqen time Foto ilustruese

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjilan të Kosovës ku mbrëmjen e së mërkurës një vajzë e mitur është gjetur në rrugën “Vëllezërit Maliqi” në Gjilan.

Mësohet se vajza ishte zhdukur para katër ditësh, ndërsa GazetaSinjali ka raportuar se e mitura është dërguar në Qendrën për Punë Sociale, ku është intervistuar.

Burimet e Gazetës Sinjali zbulojnë se e mitura kishte deklaruar se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në shtëpinë e një shoqeje si dhe te një shtëpi e pabanuar në qytet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sipas mjekut kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan, gjendja shëndetësore e të miturës është e mirë, por vërehen disa shenja dhune.

E mitura i është kthyer familjes, dhe në lidhje me rastin e saj është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që në mungesë të elementeve të veprës penale, rasti të mbyllet me proces të veçantë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment