Bota

U zgjodh presidenti i ri i Amerikës/ 5 arsye pse Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale

BBC ka publikuar 5 arsyje se pse kanidati demokrat për president, Joe Biden është zgjedhur shefi i "Shtëpisë së Bardhë" në SHBA.
Featured image of article: U zgjodh presidenti i ri i Amerikës/ 5 arsye pse Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale Joe Biden

SHBA -Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri i Amerikës, pas 50 vitesh pjesë e politikës me ambicie presidenciale. Në përpjekjen e tretë për t’u bërë president i SHBA-së Biden dhe ekipi i tij gjetën një mënyrë për të ecur përpara pavarësisht pengesave politike dhe për të arritur deri te fitorja që, megjithëse e ngushtë, ka tejkaluar totalin e përgjithshëm të milionave votave të Trump. BBC ka publikuar 5 arsyje se pse Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri në SHBA.

1.Covid, Covid, Covid

Ndoshta arsyeja më e madhe që Biden fitoi presidencën ishte diçka jashtë kontrollit të tij. Pandemia e koronavirusit, e cila ka shkaktuar 230 mijë viktima transformoi gjithashtu jetën dhe politikën amerikane në vitin 2020. Dhe në ditët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, vetë Donald Trump duket se e pranoi diçka të tillë.

Boll më me lajmet e rreme, gjithçka është Covid, Covid, Covid, Covid,”- tha presidenti Donald Trump në një tubim javën e kaluar në Wisconsin, ku u pa një rritje rekord e rasteve.

Sipas një sondazhi muajin e kaluar nga Pew Research, demokrati kishte një epërsi prej 17 për qind ndaj Trumpit për sa i përket  koronavirusit. Pandemia dhe rënia ekonomike e rrëzuan mitin e Trump nga mesazhi i tij i preferuar i fushatës për rritjen ekonomike dhe prosperitetin. Kjo gjithashtu vuri në dukje  shqetësimet që shumë amerikanë kishin për presidencën e tij, prirjen për të vënë në dyshim shkencën, trajtimin e politikave të mëdha dhe të vogla. Pandemia ishte një peshë kryesore në vlerësimin e Trump, e cila sipas Gallup, ra në 38 për qind gjatë verës–  gjë që e shfrytëzoi fushata e Bidenit.

2. Fushatë e “zbehtë”

Gjatë karrierës së tij politike, Biden fitoi një reputacion të mirë duke folur për problemet e ndryshme. Gafat e tij gjatë fushatës së vitit 1987 bënë që ai të humbiste garën presidenciale, deri në vitin 2007 kur kandidoi sërish.

Në provën e tretë për Zyrën Ovale, Biden ende nuk kishte përmirësuar përballjen me popullin, pavarësisht se paraqitjet e tij ishin shumë të rralla. Një arsye për këtë natyrisht, është se vetë presidenti ishte një burim i paepur i ciklit të lajmeve. Një faktor tjetër ishte që kishte histori më të mëdha – pandemia e koronavirusit, protestat pas vdekjes së George Floyd dhe kriza ekonomike – të cilat kishin dominuar vëmendjen kombëtare.

Por të paktën një farë merite duhet t’i jepet një strategjie të mirë menduar nga fushata e Biden për të kufizuar ekspozimin e kandidatit të tyre, duke mbajtur një ritëm të matur në fushatë dhe duke minimizuar shanset që lodhja ose pakujdesia mund të krijonin probleme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo strategji duket se dha një efekt të kundërt. Ndoshta atëherë ironia e Trump, të tilla, si “gjumashi ‘Biden” do të kishin dhënë rezultat. Biden u përpoq të qëndronte larg rrugës që vendosi të ndërmerrte Trump dhe ta linte atë të ishte ai, goja e të cilit e tradhtoi – dhe, në fund të fundit, kjo dha shpërblimin e duhur.

3. Kushdo përveç Trumpit

Një javë para ditës së zgjedhjeve, fushata e Biden zbuloi reklamat e saj të fundit televizive me një mesazh që ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të fillim të  fushatës së vitit të kaluar dhe fjalimin e kandidaturës në muajin gusht. Biden vuri theksin te politika e Trump, duke e cilësuar atë polarizues, dhe faktin se populli amerikan kishte nevojë për një udhëheqje më të qetë dhe të  qëndrueshme. Mesazhi fitues i Bidenit ishte shumë i qartë , ai nuk është si “Trump”. Një refren i zakonshëm nga demokratët ishte se një fitore e Biden, do të tregonte që amerikanët mund të kalonin javë pa menduar për politikën dhe do të ishin të sigurt.  Dukej si shaka, por në fakt kishte një të vërtete brenda saj.

4.Fokusohuni te thelbi

Gjatë fushatës së kandidatit demokrat, konkurrenca e Biden erdha nga e majta e tij, me Bernie Sandersi dhe Elizabeth Warren, të cilët zhvilluan fushata të mirë financuara dhe të organizuara që mblodhën turma me madhësi të koncerteve. Përkundër këtij presioni nga krahu i tij liberal, Biden kishte një strategji të mirë menduar, duke refuzuar të mbështesë kujdesin shëndetësor të udhëhequr nga qeveria, arsimin falas ose taksat. Kjo e lejoi atë të rriste mbështetjen  e votuesve të shtresës së mesme. E vetmja ide apo plan në të cilën biden qëndroi më afër Sanders dhe Warren ishte çështja e mjedisit dhe ndryshimi i klimës – ndoshta duke llogaritur faktin se për  votuesit më të rinj këto dy çështje kanë shumë përparësi.

5. Më shumë para, më pak probleme

Në fillim të këtij viti, arkat e fushatës së Bidenit ishin pothuajse bosh. Ai nisi fushatën e përgjithshme në disavantazh me Trump, i cili kishte kaluar praktikisht të gjithë presidencën duke mbledhur një miliard dollarë. Pas muajit prill, fushata e Biden u shndërrua në një karroce për mbledhjen e fondeve, duke grumbulluar 144 milionë dollarë. Por paraja nuk është gjithçka. Katër vite më parë, fushata e Hillary Clintonit kishte një epërsi të konsiderueshme mbi Trump për sa i përket mbledhjes së parave. Biden, e vuri Trumpin në vështirësi, duke hedhur poshtë atë që shtet që dikur ishte konservator – Arizonën dhe duke luftuar fort në Georgia. Paratë krijojnë mundësi dhe kurajo, dhe Biden e shfrytëzoi këtë gjë në të mirën e tij.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment