Aktualitet

U zgjodh kryeprokuror, ndërkombëtarët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Olsian Çelës, Soreca: Diskutuam përparësitë kryesore (FOTOT)

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka takuar sot kryeprokurorin Olsian Çela dhe ka bërë me dije se gjatë takimit janë diskutuar përparsitë në punën e tij.
Featured image of article: U zgjodh kryeprokuror, ndërkombëtarët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Olsian Çelës, Soreca: Diskutuam përparësitë kryesore (FOTOT) Olsian Çela, Luigi Soreca dhe Leyla Moses Ones

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca së bashku me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, Leyla Moses-Ones kanë takuar kryeprokurorin e Përgjithshëm të Sapozgjedhur, Olsian Çelën.

Me anë të një statusi në Twitter, Soreca ka bërë me dije se gjatë takimit janë diskutuar përparsitë në punën e tij. Sipas Sorecës, zgjedhja e Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është një hap me rëndë për reformën në Drejtësi. 

“Së bashku me Leyla Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë në pas tërmetit, si dhe fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z.Çela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimit Europian,”– shkruan Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çela ka takuar gjithashtu ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili përgëzoi kryeprokurorin për detyrën e re.

Më 5 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera Fatjona Memçaj dhe paraardhësja e tij Arta Marku morën së bashku 19 vota në favor. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment