Politike

U zgjodh deputete në PE, këshilltarët e PD në Gjirokastër propozojnë Kokalarin si “Qytetare Nderi”

Gjika propozimin e ka përcjellë për këshilltarët e pranishëm gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrë
Featured image of article: U zgjodh deputete në PE, këshilltarët e PD në Gjirokastër propozojnë Kokalarin si “Qytetare Nderi” Beqir Gjikaj dhe Arba Kokalari

GJIROKASTËR- Nënkryetari i PD Gjirokastër njëkohësisht këshilltar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës Beqir Gjika, ka propozuar për të nderuar deputeten e re të PE, Arba Kokalarin, me origjinë nga Gjirokastra.

Gjika propozimin e ka përcjellë për këshilltarët e pranishëm gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Propozimi i nënkryetarit të PD Gjirokastër, duket se gjeti konsensus nga të gjitha palët në këshill çka u la që në mbledhjen e ardhshme, kjo nisme të konkretizohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Arba Kokalari u zgjodh fundjavën që shkoi, deputete në PE nga lista e Partisë Progresiste Suedeze duke qenë e para shqiptare në legjislativin më të rëndësishëm të kontinentit. Arba Kokalari është pasardhese e disidentes Musine Kokalari.

(Marrë nga Jugu News)

Shto Koment