Politike

“U zemërova me mikun tim Edin”, Vuçiç: Pa këtë jemi të vegjël, për çfarë duhet të mbrohemi? (VD)

Në përgjigje të pyetjes se cfarë do të përfitojnë qytetarët tanë nga bashkëpunimi, Vucic ka theksuar se vendet nuk mund të mbijetojnë pa këtë bashkëpunim.

TIRANË- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç teksa ka folur në takimin e sotëm me liderët e Ballkanit Perëndimor, për atë që do të përfitojnë popujt tanë nga bashkëpunimi në fjalë.

Në përgjigje të pyetjes se çfarë do të përfitojnë qytetarët tanë nga bashkëpunimi, Vuçiç ka theksuar se vendet nuk mund të mbijetojnë pa këtë bashkëpunim.

Pa këtë nuk mbijetojmë, kjo nuk shihet nga ata që nuk duan ta shohin, askush nuk mund të mbijetojë këtë jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm, po të mos i bëjmë tregjet tona të punës dhe ekonomike më të mëdha, më thoni një vend që nuk largohen cdo ditë njerez, si do ti kthejmë këta njerëz ne, si do ti mbajmë njerëzit këtu duke krijuar atmosferë konflikti dhe lufte se na ndihmon politikisht. U zemërova me mikun tim Edi se duket se po mbrohemi, për cfarë duhet të mbrohemi? Të mbrohemi nga ata që duan të na shohim duke luftuar me njëri-tjetrin, apo të punojmë pranë njëri-tjetrit dhe të kemi të ardhme normale. Mbrëmë ne koncert u kënaqa, por u ndjeva i trishtuar, e njoha me mire kulturën shqiptare dhe e falënderoj Ramën që ma dha këtë mundësi. Më thoni një gjë të keqe nga ajo që po bëjmë ne këtu? Nuk marr rolin e padronit se unë mendoj se më e rëndësishme është ajo që mendojnë qytetarët, ctë keqe ka që Serbia do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmën e vet, një shtëpi për 100 familje shqiptare,  do të ushqejmë shumë familje shqiptare, serbe e maqedonase duke krijuar vende pune pse duhet të kemi turp për këtë gjë?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ka kushte për asnjë të gjithë janë të mirëpritur, ne jemi në rrugën evropiane, ka kaluar 6 vite që nga bisedimet e pranimit, por ne varemi dhe duhet të varemi, ti lutemi zotit dhe pastaj atyre që të hapin dy tre kapituj? Nuk dua të poshtëroj as veten e as popullin tim, une i them popullit ne po e bëjmë punën dhe ju na vlerësoni, por kjo nuk varet më nga ne, por nga ata dhe rrethanat e tyre të brendshme.Le të bëjmë ato që varen nga ne, dhe jo ato që nuk varen nga ne, mënyra se si ne e organizojmë rajonin varet nga ne jo fuqitë e mëdha” ,u shpreh Vuçiç.

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment