LIVE UPDATES
Aktualitet

“U vu nën shënjestrën e KGB”, studiuesi Ardian Ndreca tregon si e shpëtoi agjenti shqiptar i CIA-s Ernest Koliqi

26 Korrik 2020, 08:45 Nga DOSJA
“U vu nën shënjestrën e KGB”, studiuesi Ardian Ndreca

TIRANË- Studiuesi Ardian Ndreca i është kthyer edhe njëherë debatit mbi të shkuarën e shkrimtarit të njohur Ernest Koliqi. Për këtë të fundit, ish-kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizimit, Auron Tare, në studimin e tij, pretendon se ka qenë i lidhur me agjenturat e huaja.

Në reagimin e fundit, Ndreca hedh poshtë faktin, se Koliqi mund të ketë lidhje me KGB-në ruse. Studiuesi shkruan, se Koliqi ka qenë nën shënjestrën e KGB gjatë kohë që ishte në Romë, por agjenti shqiptar i CIA-s, Ton Koka arriti ta shpëtonte.

Reagimi i Ardian Ndrecës

Kohët e fundit emni i Ernest Koliqit asht përfolë shumë, madje tue shkue deri atje sa me hamendësue nji lidhje të tij me KGB-në. Hipotezat pa bazë nuk meritojnë asnji përgjegje, prandaj ky shkrim ka si qëllim thjesht me hjedhë dritë mbi nji moment të caktuem të jetës së Koliqit në mërgim, kur ai ishte vu në shënjestrën e KGB-së. Rrëfimi i këtij episodi i përket historisë së bashkëpunimit prej ma se katër dekadash të agjentit shqiptar ma të suksesshëm në CIA, Ton Kokës, nji njeriu që kaloi të gjitha etapat e karrierës nga përkthyes, në analist, gjurmues dhe në fund rekrutues në shumë qytete të Europës. Kam pasë fatin t’i gëzohem për shumë vite miqsisë së Ton Kokës, nji patriot i vërtetë që shpenzoi jetën e tij tue punue për Agjencinë e Langley-t kundër regjimit të Tiranës dhe atij të Beogradit, kundër Brigadave të Kuqe në Itali dhe KGB-së.

Ton Koka ka disa datëlindje, por në të vërtetë ka lindë në Cetinë më 26 prill 1917 në familjen e nji tregtari shirokas që lëvizte nga Venediku në Shkodër e Cetinë; ka vdekë në moshën 97-vjeçare në Trieste. I mbetun në Itali qysh prej kohës së luftës, Koka, nxanës i Át Gjergj Fishtës në liceun Illyricum, siç i pëlqente me u përkufizue, nisi me bashkëpunue në Triesten e pushtueme prej trupave të Titos me Counter Intelligence Corps (CIC), Shërbimin e Inteligjencës së ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botnore, i cili ishte pararendës i CIA-s. Si atëherë ashtu edhe ma vonë kur vijoi me punue për CIA-n, ai dha nji kontribut të randësishëm në zbulimin e shumë agjentave të Tiranës që asokohe vepronin në Trieste për llogari të UDB-së, por edhe anekand Europës, mbërrijti me nxjerrë të holla prej Shqipnije me të cilat CIA pajiste parashutistat që hidhte në malet e vendit tonë, me krijue kontakte me njerëz në atdhe dhe me mundësue kalimin në Perëndim të personave, informacioneve dhe provave të krimeve të regjimit enverist.

Për bashkëpunimin nëpërmjet tij me shërbimin amerikan të CIC, besoj se nji ditë do të përmenden me nderim shumë njerëz deri më sot krejt të panjohun, siç asht për shembull Mehmet Kotorri, kapiteni i anijes “Rozafa”, dhe Asllan Begu i anijes “Teuta”, që në fundin e viteve ’40 përshkonin rrugën detare Durrës-Trieste, apo trimi i urtë shkodran Haxhi Sulë Smajli që me shumë guxim ndihmoi kauzën antikomuniste të amerikanëve. Ma vonë Ton Kokën e gjejmë në Romë, Athinë, Vjenë, Uashington, Beograd, Milano. Për dekada Mr. Carlson, siç njihej në detyrë, mori në pyetje shumicën e shqiptarëve të arratisun që paraqisnin ndonji farë interesi për CIA-n: ushtarakë, nëpunës, agjenta të Sigurimit, fshatarë, funksionarë. Mbërriti edhe me rekrutue disa agjenta të kundërzbulimit shqiptar që nuk do të diktoheshin kurrë prej regjimit të Tiranës si dhe organizoi nji rrjet përgjimi në disa ambasada shqiptare prej ku Agjencia mësonte komunikimet sekrete me Tiranën dhe të dhana tjera me randësi, si p.sh. vendbanimet e informatorëve të Sigurimit në Europë, të cilët digjeshin sistematikisht dhe detyroheshin të jepnin informata të gabueme.

Por këtu po ndalemi vetëm te nji operacion i drejtuem prej tij që kishte për qëllim zbulimin dhe demaskimin e nji agjenti të KGB-së në Romë, i cili kishte fitue besimin e Ernest Koliqit dhe rrezikonte pozicionin e këtij të fundit. Ngjarja rrëfehet nga vetë Ton Koka në kujtimet e tija në dorëshkrim të cilat shpejt do të shohin dritën e botimit. CIA kishte frikë nga nji ekspozim i mundshëm i Koliqit, mbasi ai ishte në dijeni të planeve me randësi si dhe mbante asokohe në shtëpi korrespondencën private me shumë personalitete, me zyrtarë të CIA-s, të Intelligence Service, me autoritete italiane, me mërgimtarë politikë etj. Vetë Koliqi e kishte të qartë se ambasadat e Tiranës, Beogradit dhe Moskës tregonin shumë interes për veprimtarinë e tij në Romë dhe sidomos atë të Shejzave që ai drejtonte. Pranë Librarisë Ndërkombëtare Rizzoli, këto tri ambasada porositnin rregullisht nji numër të konsiderueshëm revistash.

Në vitin 1969 Ton Koka, asokohe agjent me shërbim në Romë në nji kohë kur Shef Stacioni ishte Seymor Russell, për shkak të frekuentimit vllaznor që kishte me Koliqin, vëren afrimin e papritun me këtë të fundit të nji figure të re, krejtsisht të panjohun. Bahej fjalë për njifarë Angelo de Genti, figurë misterioze i ardhun prej hiçit për të cilin dihej shumë pak. Dihej për shembull se i jati, sicilian, me pushtimin e Shqipnisë ishte shpërngulë për nji jetesë ma të mirë në Tiranë tue punue si mekanik. Me fundin e Luftës gjurmët e Angelo de Gentit humbnin, por kishte dyshime – rrëfen Koka – se në vitet ’50 nëpërmjet Ambasadës Sovjetike në Tiranë ishte transferue në Moskë.  Angelo de Genti vetë pohonte se kishte përfundue studimet në BRSS dhe në vitin 1969 ishte kthye në Romë. Stacioni i CIA-s në Romë mëson pa vonesë se KGB-ja i kishte marrë nji dhomë me qira në Via Cola di Rienzo, n. 4.

Ndërkaq De Genti kishte marrë me qira edhe nji banesë tjetër në nji fshat në veri të Romës, në Sutri, ku zhvillonte takime edhe me disa shqiptarë. Banesa në Sutri përdorej gjoja për me i dhanë lehtësime për me përkthye italisht Dostojevskin për nji skenar filmi, për përgatitjen e të cilit kishte pasë nji ofertë nga ana e RAI-t. Koka alarmohet menjiherë, pse tue qenë i lauruem në Shkenca Politike në Trieste dhe tue e njohtë mirë letërsinë dhe gjuhën ruse, që e kishte studjue në kurse speciale në Uashington, e dinte mirë se Dostojevski ishte i përkthyem mjeshtrisht në gjuhën italiane. Ndërkaq merr vesht edhe mënyrën sesi De Genti i ishte afrue Koliqit nëpërmjet kunatit të këtij të fundit, Petro Vuçanit, të cilit madje i kishte dhurue edhe nji samovar të punuem në mënyrë artistike për Koliqin, tue i lanë me kuptue se e kishte kalue pa doganë në Itali. S’vonon dhe Angelo de Genti bahet si i shtëpisë te Koliqi, i cili i boton edhe nji përkthim nga rusishtja te Shejzat.

Koka mbërrin me u njohtë me Angelo de Gentin dhe meqë ky i fundit kishte mangësi dhe nuk zotnonte nji italishte të denjë për me përkthye Dostojevskin, i ofron ndihmën e tij në përkthim. Dy herë në javë Ton Koka ndihmon, me dijeninë e plotë të eprorëve të tij, përkthimin e De Gentit në Sutri. Ndërkaq CIA ka vendosë në përgjim telefonin e agjentit sovjetik dhe e ndjek atë hap mbas hapi. Vërehet menjiherë se De Genti fliste dy-tri herë në javë me nji vajzë në Moskë që quhej Ludmilla. Mbas pak kohësh Ludmilla mbërrin në Romë. Ton Koka në kujtimet e tija e përshkruen: “20-vjeçare, e pashme, bionde, e naltë dhe me nji veshje qi bjen në sy. Nji mini nja dy gisht nën mbrapanicë, nji këmishë si arkate me qitë në pah pasunitë e gjoksit të dukshëm.” Siç duket, KGB-ja kishte llogaritë gjithçka, tue përfshi edhe shijet estetike të profesorit shqiptar, por s’kishte llogaritë pasionin me të cilin Koka kryente detyrën e tij, tue gjurmue çdo rrezik që mund t’i vinte mikut të tij shkodran. Vajza ruse paraqitet si bashkëshortja e De Gentit dhe kishte si mburojë për veprimtarinë e saj artin, në fakt ajo ishte balerinë dhe udhtonte në të gjithë Europën, por edhe në Algjeri dhe në Marok. Cilësitë fizike i lejojnë asaj me afrue këdo që kishte sadopak tërheqje natyrale ndaj nji femne të hijshme. Ndërkaq Angelo ishte ba si i shtëpisë te Koliqi, aq sa CIA nisi me pa mundësinë e nji ndërhymjes së shpejtë për me neutralizue rrezikun.

Pa shkue shumë kohë Ton Koka nis me e provokue dhe me e përpunue Angelon i cili për shkak të presionit dhe tue e pa veten të izoluem nga Ambasada Sovjetike jep shenja dobësie. Në nji moment ai, i lodhun i tregon Kokës se dikush në Moskë asht i interesuem për me dijtë se çka ban Koliqi dhe Camaj në Romë, sidomos çka synojnë ata me veprimtarinë e Shejzave. Nji natë vonë, ndërsa Ton Koka përcjell Angelon me makinë te shtëpia e këtij në Via Cola Rienzo, vëren se te dera e banesës po priste në kambë agjenti i KGB-së, Petrov, figurë e njohun që i përkiste stacionit të Villa Abimelek në Romë.

Edhe pse në kushte jo të favorshme, Koka e fotografon me nji aparat të vogël që e mbante të maskuem në kravatë dhe të nesërmen së bashku me kolegët sigurohet për identitetin e agjentit sovjetik. Angelo de Genti tashma ishte djegë dhe Agjencia cakton pikërisht Ton Kokën me e marrë në pyetje. Angelo nuk mund të shmanget dhe nis e tregon emnat që njeh dhe kontaktet që ka, ndër ta ka edhe emna shqiptarësh që Koka s’i mendonte kurrë se mund të punonin për KGB-në në Itali. CIA, përfundon rrëfimin e tij Ton Koka, mbërrijti kështu me i shmangë nji rrezik real Ernest Koliqit dhe njikohsisht me kuptue lidhjet e celulës së KGB- së në Romë, ndërsa ndaj vetë Angelo de Gentit u tregue “zemërgjanë” tue mos e kthye në BRSS ku me siguri e priste Siberia. Herën e fundit në publik, shikimi im, shkruen Ton Koka, u kryqzue prej larg me atë të Angelo de Gentit, ditën e funeralit të Ernest Koliqit në Piazza della Balduina, tek rrinte në nji kand i vetmuem.

Pak muaj më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat e publikuara.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian ndreca studimi i auron tares ardian ndreca studimi i auron tares

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Korrik 2020, 05:56

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar gjatë natës kontrollet në rrugë dhe ka zbuluar se shuëm shoferë ecnin mbi normat e lejuara dhe shumë të tjerë ishin në gj...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni