Politike

11 vite nga masakra e Durrësit, Basha kujton 4 efektivët që vrau Dajti: Gjaku nuk do të shkojë dëm! Balla: I ekzekutoi dora kriminale e lidhur me ju, tradhëtarin e dekorove një muaj pas ngjarjes

Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se gjaku i këtyre dëshmorëve nuk do të shkojë kot dhe se drejtësia për dënimin e Dritan Dajtit do të vihet në vend. Taulant Balla ka ripostuar shkrimin e Bashës, dhe mbi të shkruan se katër efektiët, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, në të vërtetë i vrau dora kriminale e lidhur me Partinë Demokratike.
Featured image of article: 11 vite nga masakra e Durrësit, Basha kujton 4 efektivët që vrau Dajti: Gjaku nuk do të shkojë dëm! Balla: I ekzekutoi dora kriminale e lidhur me ju, tradhëtarin e dekorove një muaj pas ngjarjes Taulant Balla, Dritan Dajti, policët e vrarë prej tij dhe Lulzim Basha
Përditësuar:

TIRANË–  Sot, në 11-vjetorin e masakrës së 7-gushtit, ku Dritan Dajti vrau 4 efektivë të skuadrës Speciale të Vëzhgimit dhe ndjekjes së personave në kërkim, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka përkujtuar të ndjerit.

Përmes një statusi në Twitter, Basha shkruan se gjaku i këtyre dëshmorëve nuk do të shkojë kot dhe se drejtësia për dënimin e Dritan Dajtit do të vihet në vend. Basha akuzon qeverinë se gjatë shtatë viteve të fundit janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit dhe shkruan më tej se Shqipëria ka një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore, e pikërisht për këtë arsye, nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Nderim për dëshmorët e luftës kundër krikit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh,”– shkruan Basha.

Nuk ka vonuar dhe në lidhje me këtë ngjarja ka ardhur edhe reagimi i maxhorancës. Taulant Balla ka ripostuar shkrimin e Bashës, dhe mbi të shkruan se katër efektiët, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, në të vërtetë i vrau dora kriminale e lidhur me Partinë Demokratike.

Ai akuzon se operacioni për arrestimin e Dajtit në atë kohë, ishte dekonspiruar nga komandanti që vetë Basha, një muaj pas vrasjes e dekoroi dhe e promovoi.

Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron,”- shkruan Balla.

Ç’ndodhi më datë 8 gusht të vitit 2011? (Lexo të plotë)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sektori i Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mori informacion për vendndodhjen e personit në kërkim për vrasje, Dritan Dajti. Gjatë operacionit për kapjen e Dajtit morën pjesë punonjësit e policisë: Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari (që mbetën të vrarë) dhe policët me iniciale A. Xh., P. L., F. M., P. S., A. M., F. G., A. K. dhe P. H. N këtë datë, këta efektivë mbajtën nën vëzhgim në zonën Iliria në lagjen nr. 13 në plazhin e Durrësit, Dritan Dajtin. Sapo u afruan në mjetin ku ndodhej Dajti, punonjësi i policisë Fatos Xhani hapi derën e shoferit dhe me thirrjen “Ndal Policia” iu drejtua personit që ndodhej në sediljen e pasme. Menjëherë nga ana e këtij personi u hap zjarr në drejtim të Fatos Xhanit, duke e lënë të vdekur. Po nga brenda saj, i njëjti person hapi zjarr nga krahu i djathtë i makinës, nga brenda jashtë me dy armë zjarri, duke mbetur i vrarë Saimir Duçkollari. Efektivët e policisë P. S. dhe Kastriot Feskaj u pëpoqën të neutralizonin tre personat që qëndronin në këmbë pas mjetit tip “Touareg”, kur policia hyri në veprim. Efektivi P. S. neutralizoi një person rreth 25 vjeç, që e rrëzoi në tokë. Polici F. M. bllokoi dhe prangosi Erges Xhoxhin dhe tentoi ta largonte nga vendi i ngjarjes, pasi kishte të shtëna armësh. Personi i kapur nga polici P. S. mundi të largohej dhe në ndjekje të tij u vu Kastriot Feskaj, që u fut në një rrugicë paralele me atë ku ishte ndaluar mjeti. Personi që vrau policët Xhani dhe Duçkollari, doli nga dera e mjetit, pas ndenjëses së shoferit dhe hapi zjarr drejt policit Altin Dizdari dhe ai mbeti i vrarë bashkë me Ledion Marën.

A u dekonspirua operacioni për kapjen e Dritan Dajtit?

Në vendngjarje, sipas akuzës, prëveç provave të tjera, është sekuestruar një aparat telefoni celular me numër 06943… që i përket Ergest Xhoxhit. Nga kqyrja e tij, rezultoi se ai kishte kontakte telefonike të shpeshta me oficerin e policisë Mariglen Muçaj në numrin celular 0694111… Po nga këto të dhëna ka rezultuar se i arrestuari Xhoxhi ka pasur kontakte dhe me policë të tjerë dhe për këtë arsye, hetimi u përqendrua në verifikimin e këtyre lidhjeve.

Pas hetimeve rezultoi se Mariglen Muçaj ka pasur lidhje të ngushta shoqërore me Ergest Xhoxhin dhe i ka siguruar atij një uniformë policie, e cila i është dhënë Dritan Dajtit, për të realizuar disa dokumente policie në mars të vitit 2008.

Çfarë bëhet sot me Dritan Dajtin?

Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqtë burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment