Aktualitet

‘U vra se mund të spiunonte tek DEA amerikane’/ Jeta e Ilir Hidrit në Ekuador, Klodiana Lala tregon DETAJE për familjen: Këtu kishte vetëm vajzën, gruaja kishte ikur. E ekzekutuan dy muaj para dasmës së vëllait…

Klodiana Lala tha se nga vizita në familjen e Hidrit në Tiranës, kishte vënë re disa detaje, të cilat nuk kishin lidhje me jetën që bënte ‘bossi’ i drogës.
Featured image of article: ‘U vra se mund të spiunonte tek DEA amerikane’/ Jeta e Ilir Hidrit në Ekuador, Klodiana Lala tregon DETAJE për familjen: Këtu kishte vetëm vajzën, gruaja kishte ikur. E ekzekutuan dy muaj para dasmës së vëllait… Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar lidhjen e shqiptarit të vrarë gjatë fundjavës në Ekuador, Adriatik Tresën. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala u shpreh se Tresa akuzohej se kishte ekzekutuar vite më parë me Ilir Hidrin, të cilin dyshohet se ekzekutoi pasi mund të shiste informacione të trafikut të drogës tek DEA Amerikane.

Më tej, ajo shtoi se nga vizita në familjen e Hidrit në Tiranës, kishte vënë re disa detaje, të cilat nuk kishin lidhje me jetën që bënte ‘bossi’ i drogës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Tresa është dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit. Ai ishte një person që pjesën më të madhe të jetës kishte jetuar në Greqi, atje kishte rënë në kontakt me trafikun e drogës dhe sipas deklaratave të nënës së tij, ajo tregon se i biri u largua vetëm 7 muaj para se të vritej dhe personat që janë arrestuar për gazetarin Valdeviezo janë të njëjtët me të cilët kishte lidhje Ilir Hidri. Sipas tyre, dyshohej se kishte lidhje me infromacionet e trafikun e drogës. Këta dyshonin se Hidri mund të shiste informacione tek DEA amerikane, ndaj Tresa e ka vrarë. Hidri kishte një familje fatkeqe. Kishte lënë vajzën 8 vjeçe, bashkëshortja ishte larguar nga banesa. Gjatë gjithë kohës ishte Ishin në një familje shumë modeste. Ilir Hidri u vra dy muaj para dasmës së vëllait, e kishin anuluar dhe dasmën,”-u shpreh Lala.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment