TIRANË- Mbërriti në atdhe këtë pasdite trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë, i cili u vra pak ditë më parë në Holandë.
Familjarët dhe të afërmit e pritën në Rinas për ta përcjellë në qytetin e Vlorës, ku edhe do t’i kryhen nderimet e fundit.
Familja e tij në Vlorë ka hapur dyert e mortit dhe siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, dëgjohet vaji i familjarëve. Ndërsa miqtë e tij e kanë pritur me flamur shqiptar.
Mësohet se ditën e nesërme në Teatrin “Petro Marko” do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.
Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi është bërë publik nga familjarët. Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.
(a.m/dosja.al)