Aktualitet

U vra nga policia/ Qytetarët në Shkodër nuk njohin Covid-19 përpara drejtësisë, me qirinj në duar dhe në mes të shiut, banorët protestojnë për vrasjen e Klodjan Rashës 

VIDEO
Siç shihet në një video të publikuar nga 'Realiteti Post' shkodranët me qirinj në duar me maska mbnrojtëse dhe pa çadra kanë dalë në rrugët e qytetit për të kërkuar drejtësi për të riun Klodian Rasha. 
Featured image of article: U vra nga policia/ Qytetarët në Shkodër nuk njohin Covid-19 përpara drejtësisë, me qirinj në duar dhe në mes të shiut, banorët protestojnë për vrasjen e Klodjan Rashës  Klodjan Rasha

SHKODËR-Qyetarët në Shkodër nuk i ka penguar as ora policore, por as reshjet e shiut që të dalin në tubim, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i Reneas.

Siç shihet në një video të publikuar nga ‘Realiteti Post’ shkodranët me qirinj në duar me maska mbnrojtëse dhe pa çadra kanë dalë në rrugët e qytetit për të kërkuar drejtësi për të riun Klodian Rasha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment