Aktualitet

U vra nga 60-vjeçari i dehur, kush është i riu nga Kavaja, pse u arresua nga Policia 7 vite më parë, akuzat për atentat ‘i rëndonin’ mbi shpinë

7 vite më parë, më 30 korrik të 2012  Ismaili është arrestuar nga Policia në kuadër të një operacioni që u zhvillua mes Tiranës dhe Kavajës.
Featured image of article: U vra nga 60-vjeçari i dehur, kush është i riu nga Kavaja, pse u arresua nga Policia 7 vite më parë, akuzat për atentat ‘i rëndonin’ mbi shpinë Viktima, Marjus Ismaili

KAVAJË– Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismaili, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç gjatë një konflikti të çastit. 

Por 29-vjeçari nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. 7 vite më parë, më 30 korrik të 2012  Ismaili është arrestuar nga Policia në kuadër të një operacioni që u zhvillua mes Tiranës dhe Kavajës.

Mes 11 të arresrtuave të Policisë për vepra të ndryshme penale ka qënë edhe Marjus Ismaili, ajokohe 22 vjeç. Ismaili bashkë me Retalio Cullhajn u arresuan pasi akuzoheshin për “tentativë vrasje”  dhe vjedhje. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu kohët e fundit, Ismaili është shoqëruar disa herë në Policia pasi dyshohej se ishte shpërndarës droge.

Pasditen e sotme 60-vjeçari Xhevdet Lecini ka vrarë me armë gjahu klientin e tij pas një sherri që kanë pasur të dy në lokal. Pas konfliktit, 60-vjeçari është ngjitur në katin e tretë dhe ka marrë armën nga banesa. Sapo ka hyrë në lokal ka qëlluar pas koke 29-vjeçarin Marjus Ismailin. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin pallat ku edhe banon Marsida Qatja.

(k.m./dosja.al)

Një Koment në “U vra nga 60-vjeçari i dehur, kush është i riu nga Kavaja, pse u arresua nga Policia 7 vite më parë, akuzat për atentat ‘i rëndonin’ mbi shpinë

  1. Po ju sdini te jepni lajme ore njerez medioker, qe i merni ato diploma me miq, njerez pa intelekt. Clidhje ka vdekja e dikujt me faktin ka Bere burg apo jo?per me teper qe informacionet jan Jo te sakta Po dini te formuloni lajme ju o njerez injorate t pashkolle qe I rendoni asaj karriges kot. Po mos e provofshi ju dhimbjen dhe do e shifni si jepet nje lajm, pa lenduar njeri

Shto Koment