
TIRANË– Adriatik Tresa, 40-vjeçari që u ekzetua në mënyrë mafioze në vilën e tij në Guayaquil, Ekuador, kishte vënë në alarm edhe autoritetet ndërkombëtare. Dosja.al ka siguruar dokumentin e Bashkimit Europian, që daton më 25 qershor të vitit 2010, dhe flet për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Teksa renditen kushtet që duhet të plotësoje vendi ynë për tu bërë pjesë e familjes Europiane, përmendet edhe emri i Tresës.
BE-ja kërkon hetimin pasuror të Tresës, në kuadër të luftimit të krimit të organizuar në Shqipëri, një nga kriteret që duhet plotësuar për tu futur në BE.
Mes emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, del në pah dhe emri i Adriatik Tresës. Ky i fundit është vënë në pranga në Mbretërinë e Bashkuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal. Homologët britanikë, me anë të një shkrese, kanë informuar vendit tonë për këtë arrestim dhe kanë kërkuar hetimin pasuror të Tresës, për të luftuar të ardhurat nga bota e krimit.
Tresa u liruar nga autoritetet britanike dhe mbërriti në Shqipëri. Kështu, sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, hetuesit shqiptarë sekuestruan pasurinë e Tresës. Bëhet fjalë për shumën prej 152.925.66 eurosh, 1.755.684.20 lekë dhe 3200 dollarë.
Adriatik Tresa, u ekzekutua më 20 nëntor 2020 në vilën e tij në një zonat më të pasura të Ekuadorit. Me një skenar të denje për Hollyëood, ekzekutorët, të veshur me jelekë me mbishkrimin ‘policia’, me makina me fenelinat ndezur, u futën brenda dhe arritën qëllimin e tyre. Një javë para ekzekutimit të tij, Tresa mundi t’i shpëtojë një pengmarrjeje, që ka bërë hetuesit të bindur se shkaku i vrasjes kanë qenë pazaret e prishura të drogës. Shqiptari ka qenë i skeduar në Ekuador për një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë këtu edhe vrasjen e një gazetari në vitin 2013, ngjarje për të cilën u lirua për mungesë provash.
(f.m/dosja.al)
Pershendetje. Jam Saimir Tresa administrator i ODISEA TRAVEL & TOURS . Po shikoj nje lajm tuajin ku komenti kryesor eshte qe eshte sekuestruar agjensia Odisea Travel & Tours.une jam pronari dhe administrator i vetem i kesaj kompanie prej vitit 1997. Ju lutem merrni masat perkatse per PERGENJESHTTIMIN e ketij lajmi te pa vertet i cili me shkakton deme te menjehershme finaciare, ne rast te kundert ju do jeni te vetmit pergjegjes per te gjitha humbjet e kompanose ne lidhje me kete lajm te pa verte. Pervec sa me lart nese nuk e pergenjeshtroni lajmin do te mbani pergjegjesi penale dhe civile per prishjen e imazhit te kompanise e cila operon ne tregun turistik prej 23 vitesh dhe eshte nje nga kompanit lider ne treg. Konsideroheni kete koment si nje njoftom zyrtar.
Gjithe te mirat.
SAIMIR TRESA
Pershendetje. Jam Saimir Tresa administrator i ODISEA TRAVEL & TOURS . Po shikoj nje lajm tuajin ku komenti kryesor eshte qe eshte sekuestruar agjensia Odisea Travel & Tours.une jam pronari dhe administrator i vetem i kesaj kompanie prej vitit 1997. Ju lutem merrni masat perkatse per PERGENJESHTRIMIN e ketij lajmi te pa vertet i cili me shkakton deme te menjehershme finaciare, ne rast te kundert ju do jeni te vetmit pergjegjes per te gjitha humbjet e kompanise ne lidhje me kete lajm te pa verte. Pervec sa me lart nese nuk e pergenjeshtroni lajmin do te mbani pergjegjesi penale dhe civile per prishjen e imazhit te kompanise e cila operon ne tregun turistik prej 23 vitesh dhe eshte nje nga kompanit lider ne treg. Konsideroheni kete koment si nje njoftom zyrtar.
Gjithe te mirat.
SAIMIR TRESA