Bota

U vra gjatë sulmit terrorist në Vjenë, familja e 21-vjeçarit nga Struga kryen homazhe në vendin e ngjarjes

21 vjeçari me prejardhje nga Veleshta e Strugës ishte mes 4 viktimave të sulmit që ndodhi më 2 nëntor në qendër të Vjenës. Djaloshi shqiptar më herët kishte luajtur për një kohë futoll në një ligë në Korneuburg. Ai sapo kishte përfunduar edhe shërbimin ushtarak në Austri. Por, në natën tragjike të tij, ai kishte dalë të festonte një vend të ri pune që priste ta fillonte ditëve të ardhshme.
Featured image of article: U vra gjatë sulmit terrorist në Vjenë, familja e 21-vjeçarit nga Struga kryen homazhe në vendin e ngjarjes Foto ilustruese

AUSTRI– Familja e 21-vjeçarit, që u vra nga sulmi terrorist në Vjenë ka kryer homazhe në nder të kujtimit të tij. Rreth 30 familjarë dhe të tjerët kanë marshuar ditën e djeshme nga Katedralja Stephansdom drejt vendit të krimit në Bauenmarkt, ku aty kanë vendosur një kurorë me trëndafila të bardhë.

“Dhimbja është shumë e madhe… nuk gjejmë fjalë për të folur. Ai ka qenë në kohën më të mirë të jetës,”- ka thënë Eugen Kaba, një i afërm i viktimës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

21 vjeçari me prejardhje nga Veleshta e Strugës ishte mes 4 viktimave të sulmit që ndodhi më 2 nëntor në qendër të Vjenës. Djaloshi shqiptar më herët kishte luajtur për një kohë futboll në një ligë në Korneuburg. Ai sapo kishte përfunduar edhe shërbimin ushtarak në Austri. Por, në natën tragjike të tij, kishte dalë të festonte për një vend të ri pune që priste ta fillonte ditëve të ardhshme.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment