Aktualitet

U vra gjatë sherrit mes banorëve, kush është kreu i Njësisë Administrative Kotë (FOTO)

Dosja.al ka siguruar fotot e Gjokës, i cili ndërhyri që të shtuar sherrin por mbeti vet viktimë.
Featured image of article: U vra gjatë sherrit mes banorëve, kush është kreu i Njësisë Administrative Kotë (FOTO) Viktima Argjil Gjoka, kreu i Njësisë Administrative Kotë

Ditën e djeshme në fshatin Mavrovë pas një konlikti mes disa banorëve ka mbetur i vdekur kreu i Njësisë Administrative në Kotë, Argjil Gjoka.

Dosja.al ka siguruar fotot e Gjokës, i cili ndërhyri që të shtuar sherrin por mbeti vet viktimë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Mavrovë të Bashksië Selenicë, ku disa bashkëfshatarë kanë pasur një konflikt me njëri tjetrin. Familja Bejtaj dhe një familjë tjetër ishin përplasur për tokën dhe mes tyre për të ulur tensionet ka ndërhyrë dhe Administratori i Njësisë Kotë. Gjatë sherrit janë nxjerrë armët dhe i vdekur ka mbetur kreu i Njësisë, Argjil Gjoka dhe i plagosur Arif Bejtaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment