Aktualitet

U vetëflijua Anisa dhe Zhaneta/ Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, Blerta largohet nga Tirana, nis një jetë të re

Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat. Ndërkohë, e vetmja e mbijetuar Blerta Josifi është larguar nga Tirana, për të nisur një jetë të re në Skrapar.
Featured image of article: U vetëflijua Anisa dhe Zhaneta/ Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, Blerta largohet nga Tirana, nis një jetë të re Xhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi

TIRANË– Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, aty ku u vetëflijuan Anisa dhe Zhaneta Josifi. Po kështu në këtë banesë, u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vajza tjetër, Blerta.

Kjo e fundit, pas mjekimit të marrë është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo ka vendosur të laroghet nga Tirana dhe të nisë një jetë të re në Skrapar. Mësohet se Blerta do të jetojë në banesën e xhaxhait të saj.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave “bashkëjetuan” për disa kohë me me banorët e lagjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë.

Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në “U vetëflijua Anisa dhe Zhaneta/ Del në shitje banesa e familjes Josifi në Kombinat, Blerta largohet nga Tirana, nis një jetë të re

  1. Mos shperdani gjera pa prov sepse shkrimet thonë djalli ose shetanai ishte ai që vuri Jezin ose Krishtin në prov e jo Perëdia

Shto Koment