Aktualitet

U vaksinua, flet regjizori Pirro Milkani: Jam me këmbën e mbarë, vaksina do të na shpëtojë!

Milkani tha se vaksina është gjëja më e mirë dhe shpëtimi nga pandemia
Featured image of article: U vaksinua, flet regjizori Pirro Milkani: Jam me këmbën e mbarë, vaksina do të na shpëtojë! Pirro Milkani, regjizor
Përditësuar:

TIRANE– Regjizori Pirro Milkani është shprehur i kënaqur që është personi i zgjedhur për të kryer vaksinën kundër COVID19. Milkani tha se vaksina është gjëja më e mirë dhe shpëtimi nga pandemia. “Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t’i kthehem jetës normale me vaksinimin.’- tha Milkani për mediat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment