Rajoni

U ul sikur po merrej në pyetje/ Flet Vuçiç për foton që solli shumë reagime: Nuk mund t’i bija me shqelm karriges përballë Trump

Vuçiç ka deklaruar se nder për të që të bisedonte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan.
Featured image of article: U ul sikur po merrej në pyetje/ Flet Vuçiç për foton që solli shumë reagime: Nuk mund t’i bija me shqelm karriges përballë Trump Aleksandër Vuçiç para Presidentit amerikan, Donald Trump
Përditësuar:

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar foton, në të cilën u shfaq  i ulur përballë Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.  Ai tha se ishte nder për të që të bisedonte në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me presidentin amerikan. Vuçiç theksoi më tej se këtë bisedë e pranoi me kënaqësi dhe nuk mund të shkelmonte karrigen para presidentit dhe të dilte jashtë.

“Kam treguar që propozimet që janë në interes të Serbisë dhe rajonit të merren parasysh. Nuk është në natyrën time, ta godas me shqelm karrigen dhe të them se po dal jashtë”,  ka deklaruar ai në një intervistë për “Avaz”.

Ai shtoi më tej: Imagjinoni një president të vendeve tona të vogla në rajon, të kenë shansin të flasin në Zyrën Ovale, vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ata të ofrojnë një karrige dhe ti të thuash: “Jo më falni, nuk jam i interesuar për këtë karrige. Tani do ta shqelmoj dhe do të dal jashtë sepse s’më intereson për Amerikën dhe për mua më me rëndësi është të zhdukem nga këtu sesa të ulem në këtë karrige”. Kjo nuk është në natyrën time”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fotoja e Vuçiçit i ulur përballë presidentit Donald Trump shkaktoi shumë reagime. Nuk mungoi edhe një reagim nga Ministri i Gjermanisë për Europën, Michael Roth. Ky i fundit shpërndau në llogarinë e tij në Twitter, foton ku shfaqet Vuçiç i ulur përballë Trump dhe tha se kjo është e turpshme.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment