Showbiz

U thyejnë makinën në Greqi dhe i vjedhin, revoltohen këngëtarët: Policia nuk vjen se jemi shqiptarë (VD)

Alban dhe Beatrix Ramosaj janë revoltuar me policinë greke pasi nuk ka ardhur në momentin që është lajmëruar nga këngëtarët shqiptarë për vjedhjen e ndodhur.

Dy këngëtarët shqiptarë Alban dhe Beatrix Ramosaj kanë hasur një situatë vërtet të sikletshme teksa ndodhen në Greqi, për një nga koncertet e tyre.

Ata kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale ku krahas tyre shkruajnë se kanë rënë pre e hajdutëve në Selanik.

“Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri,”- ka shkruar Beatrixi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Albani shkruan se kjo gjë me siguri ka ndodhur pasi ata janë shqiptarë.

Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!”- ka përfunduar Albani.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment