Politike

U thye gjatë natës, rikthehet normaliteti në KZAZ-në e Laçit, materialet zgjedhore rezultojnë të paprekura

Dosja.al ka mësuar se pas verifikimeve tëkryera, ka rezultuar se materialet zgjedhor në këtë qendër votimi nuk janë prekur dhe se gjithccka është në rregull për të pritur votuesit. 
Featured image of article: U thye gjatë natës, rikthehet normaliteti në KZAZ-në e Laçit, materialet zgjedhore rezultojnë të paprekura
Përditësuar:

LAÇ– Puna në KZAZ-në e Laçit është kthyer në normalitet. Disa orë pasi persona ende të paidentifikuar, thyen dritaren dhe u futën brenda saj, situata është normalizuar.

Dosja.al ka mësuar se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi nuk janë prekur dhe se gjithçka është në rregull për të pritur votuesit. 

Sot jemi në ‘heshtje zgjedhore’ pak orë para ditës së zgjedhjeve përfundimtare. Ky ishte incidenti i parë që ka ndodhur deri më tani në qendrat e votimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi pritet që të identifikohen personat që u futën brenda dhe të vihen para përgjegjësive. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment