PolitikeRajoni

U thirr nga Gjykata Speciale, Rama: Solidarë me Kadri Veselin, ftesa për luftëtarët e UÇK-së, e padrejtë

  • Kadri Veseli thirret për t’u marrë në pyetje në Hagë, akuzat për krime lufte
  • Kryeministri Edi Rama shkruan se është solidar me ish-kryeparlamentarin e Kosovës, i cili gjatë kohës së luftës me Serbinë ka mbajtur poste drejtuese në UÇK.
    Featured image of article: U thirr nga Gjykata Speciale, Rama: Solidarë me Kadri Veselin, ftesa për luftëtarët e UÇK-së, e padrejtë Edi Rama dhe Kadri Veseli

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht mbështetjen e tij ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë. 

    Me anë të një statusi në Tëitter, Rama shkruan se është solidar me ish-kryeparlamentarin e Kosovës, i cili gjatë kohës së luftës me Serbinë ka mbajtur poste drejtuese në UÇK.

    Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin,”-shkruan Rama. 

    Vetë Veseli është shprehur se ftesa i ka ardhur si një prej udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë.  Ish-kryeparlamentari është shprehur se do të marrë përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment