Aktualitet

U tha se do të hapen me 1 korrik/ Greqia mbyll kufirin për turistët, ja kush lejohet të futet në vend, përjashtohen tranzitët dhe ata me pasaportë biometrike

Ditën e sotme në kufi kanë mundur të kalojnë vetëm qytetarët rezidentë në Greqi, dhe personat që kanë pasur leje qëndrimi apo nënshtetësi.
Featured image of article: U tha se do të hapen me 1 korrik/ Greqia mbyll kufirin për turistët, ja kush lejohet të futet në vend, përjashtohen tranzitët dhe ata me pasaportë biometrike Foto Ilustruese

GREQI– Ditën e sotme Greqia kishte njoftuar lehtësimin e masave për koronavirusin  ku është lajmëruar edhe hapja e kufijve tokësorë për Shqipërinë, mirëpo mesa duket në Kapshticë situata ka ndryshuar.

Ditën e sotme në kufi kanë mundur të kalojnë vetëm qytetarët rezidentë në Greqi, dhe personat që kanë pasur leje qëndrimi apo nënshtetësi.

Ndërkohë ata që kanë pasur pasaportë biometrike nuk u është lejuar kalimi në shtetin fqinj. Vendimi do të zbatohet edhe për shtetasit e huaj që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë, kështu që sipas burimeve turistët nga Çekia dhe Mali i Zi janë detyruar të kthehen pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht se pritej që prej 1 korrikut kalimi drejt Greqisë të ishte më pak i kushtëzuar, mesa duket rastet çdo ditë e në rritje me koronavirus kanë bërë që shteti fqinj të ulë traun.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment