Aktualitet

U tërhoq zvarrë në protestë/ Ira Kurti do të krijojë parti të re: Pjesë e saj do të jenë djemtë e vajzat dhe gjak të pastër, s’kemi nevojë për miliona

VIDEO
Ira Kurti ka deklaruar se do të krijojë një parti të re.
Featured image of article: U tërhoq zvarrë në protestë/ Ira Kurti do të krijojë parti të re: Pjesë e saj do të jenë djemtë e vajzat dhe gjak të pastër, s’kemi nevojë për miliona Artur Zheji dhe Ira Kurti

Tiranë– Ira Kurti, aktivistja që u tërhoq zvarrë nga Policia në protestën e Shoqërisë Civile më 10 maj ka deklaruar së fundmi se do të krijojë një parti politike. Në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, ajo u shpreh se kjo parti do të krijohet me djem dhe vajza që kanë gjak të pastër dhe dinjitet.

Biseda:

Zheji: Nuk mund të na lesh ne pa komentuar këtë gjë që ka ndodhur me ty

Ira Kurti: Por jo në këtë formë, që të mos ketë respekt.

Zheji: Tani nuk i përket më vetes tënde ti, modeli jot doli jashtë teje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ira Kurti: E di. Unë ju kam thënë të gjithëve dhe e dinë ata që më njohin mua, se unë nuk dua të merrem me politikë. Nuk jam as e të majtës as e të djathtës, por tashmë unë kam vendosur, ja po ta them tek emisioni juaj, unë do i futem politikës dhe do të krijoj një parti me gjithë gjakun e pastër, me karakter, me djem dhe vajza të reja. Kjo nuk është propagandë, ky është lajmi që duhet të dëgjojnë shqiptarët, se ende ka shpresë. Ne bëjmë me zemër, nuk kemi nevojë për miliona.

Më 10 maj,  dhjetëra qytetarë u mblodhën për të protestuar tek sheshi “Skënderbej” kundër karantinës.  Policia ndërhurri dhe  i shpërndau me dhunë. Efektivët shoqëruan me duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe Ira Kurtin.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment