Bota

U takua me Ministrin e Shëndetësisë të infektuar me Covid, testi PCR i Boris Johnson rezulton negativ

Skynews shkruan se, Johnson u izolua një ditë më parë, pas një takimi që pati me Ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili ishte i infektuar me Covid-19.    
Featured image of article: U takua me Ministrin e Shëndetësisë të infektuar me Covid, testi PCR i Boris Johnson rezulton negativ Boris Johnson gjate deklarates per shtyp

ANGLI- Kryeministri i Anglisë Boris Johnson ka rezultuar negativ pas testit PCR që bëri. Skynews shkruan se, Johnson u izolua një ditë më parë, pas një takimi që pati me Ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili ishte i infektuar me Covid-19.

Zëdhënësi i Johnson, u shpreh se Kryeministri pas takimit që kishte me Javid, u vetëizolua, dhe bëri testin anti-Covid, i cili doli negativ. Johnson i ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sajid Javid u konfirmua me Covid, të djelën që lamë pas. Një ditë më parë ai ishte takuar me Kryeminstrin Johnson dhe një pjesë të kabinetit qeverisës. Javid u infektua me Covid, edhe pse ai i ka marrë të dyja vaksinat anti-Covid.

(I.A./dosja.al)

Shto Koment