Aktualitet

U sollën si turistë, kapen dy shqiptarë me 100 mijë euro drogë në Itali

Sipas raportimit të medieve të huaja, të dy shqiptarët, me iniciale H.E 28 vjeç dhe A.J 20 vjeç, e kishin fshehur kokainën e pastër në motorin e makinës.
Featured image of article: U sollën si turistë, kapen dy shqiptarë me 100 mijë euro drogë në Itali Në foto, policia italiane duke sekuestruar drogën dhe 2 shqiptarët e arrestuar

ITALI- 2 shqiptarë, të cilët u prezantuan si turistë, kanë rënë në pranga nga policia e Raguzës, pasi u kapën me 1.1 kg drogë e llojit kokainë, vlera e së cilës nëse do të dilte në treg të zi, do arrinte në 100 mijë euro.

Sipas raportimit të medieve të huaja, të dy shqiptarët, me iniciale H.E 28 vjeç dhe A.J 20 vjeç, e kishin fshehur kokainën e pastër në motorin e makinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata rezultonin pa leje qëndrimi në shtetin italian dhe tentuan t’i fshiheshin këtij fakti me pretendimin se ishin turistë në shtetin italian.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment