LIVE UPDATES
Bota

U skadoi afati i përdorimit, Kosova ende nuk ka asgjësuar mbi 130 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca

10 Shtator 2021, 10:55 Nga DOSJA
U skadoi afati i përdorimit, Kosova ende nuk ka asgjësuar mbi 130

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhënë informacione se në çfarë mënyre do të asgjësohen dozat e vaksinave AstraZeneca, të cilave tashmë iu ka skaduar afati i përdorimit.

Kosova është në mesin e disa shteteve në rajon, por edhe më gjerë, që për shkak të kalimit të afatit të qëndrueshmërisë, pritet t’i asgjësojë mbi 133 mijë doza të vaksinave të kompanisë farmaceutike, AstraZeneca.

Zyrtarët nga Inspektorati Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim, thonë për Radion Evropa e Lirë se “sa u përket produkteve me afat të skaduar, institucioni – në këtë rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) – bën kërkesën pranë Inspektoratit Farmaceutik për verifikim të stokut të produkteve me afat të skaduar”.

Pastaj, shtojnë nga inspektorati, në bazë të kërkesës, bëhet “verifikimi i stokut dhe me procesverbal, urdhërohet që të ruhen dhe karantinohen deri në krijimin e kushteve për shkatërrim”, thuhet në përgjigjen e inspektoratit.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë se cilat do të duhej të ishin procedurat për asgjësimin e këtyre vaksinave.

Ai thotë se në këtë drejtim është e rëndësishme të dihet edhe marrëveshja me prodhuesit lidhur me vaksinat.

Sipas tij, Kosova ka legjislacion në fuqi sa i përket shkatërrimit të produkteve medicinale të papërdorshme, të skaduara, apo ato të cilat mund të rezultojnë me ndonjë defekt të caktuar.

Duke marrë parasysh këto, institucioni në të cilin ato janë, duhet të evidentohen si vaksina të papërdorshme, duhet të zhvillohen procedurat në harmoni me rregullat duke marrë edhe një leje nga Ministria e Mjedisit dhe në këtë mënyrë, në kompanitë të cilat janë të licencuara për këto procedua, duhet të bëhet asgjësimi“, thotë Jakupi.

Jakupi thotë se shkatërrimi i vaksinave, në këtë rast të atyre të AstraZenecas, duhet të bëhet edhe në konsultime me prodhuesit e vaksinave.

Mund të ketë procedura të tilla të cilat mund të parashohin edhe mënyrën e saktë të shkatërrimit me ndonjë specifikë të veçantë të cilën e parasheh prodhuesi, ose ndonjë çështje tjetër që mund të parashihet në diskutime e tilla, qoftë për shkatërrimin, vendin e shkatërrimit ose edhe kthimin në ndonjë vend tjetër. Do të thotë, mund të ketë procedura të ndryshme që mund të diskutohen ndërmjet institucioneve dhe prodhuesve”, sqaroi Jakupi.

Për asgjësimin e produkteve medicinale në Kosovë, përveç ligjit ekziston edhe një udhëzim administrativ.

Me këtë udhëzim, rregullohen kompetencat e organeve dhe mënyra e administrimit të mbeturinave të produkteve medicinale, në pikëpamje të klasifikimit, kategorizimit, transportit, magazinimit dhe të asgjësimit të mbeturinave të produkteve mdicinale, me metoda të caktuara.

Kompania EnvriCon SH.P.K., është njëra nga kompanitë e licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimin Hapësinor për shkatërrimin, veç tjerash, edhe të mbetjeve të ndryshme medicinale.

Udhëheqësi i kësaj kompanie, Ruzhdi Thaçi, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë si vepron kompania në shkatërrimin e mbetjeve medicinale.

“Mbeturinat medicinale i bartim me kombi-frigorifer, për shkak se janë të rrezikshme. Pra, nga klinikat apo laboratorët e ndryshëm [privatë] dhe i dërgojmë në frigorifer-dhomë, aty ku e kemi bazën dhe bëjmë asgjësimin e tyre. Shkatërrimin e tyre e bëjnë në vende të caktuar me djegie në temperatura të larta prej 850 deri në 1,100 gradë”, tregon Thaçi.

Më herët, zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se vaksinat e skaduara, ende nuk janë grumbulluar në një vend të caktuar.

Shumica e vaksinave janë ende në komuna të ndryshme në qendrat të vaksinimit.

Këtë e konfirmoi edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani. Ai tha se nuk e di me saktësi sesa është numri i vaksinave AstraZeneca me skadencë, por që ato janë ende të pranishme në qendër.

“Ende janë në qendër, por ato janë ende jashtë përdorimit. Nuk e di pse nuk janë kthyer ende. Jemi duke pritur rekomandimet nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që ato të kthehen në Prishtinë”, tha Sylejmani.

Nga IKSHPK nuk kanë qenë të qasshëm për koment, megjithë përpjekjet e bëra nga Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, Kosova në muajin maj nënshkroi kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion vaksinave kundër koronavirusit. Çdo javë, në Kosovë vijnë mesatarisht rreth 55,000 doza të Pfizerit. Deri tani janë administruar gjysma e vaksinave nga kjo kontratë.

Kosova po ashtu merr vaksina edhe përmes mekanizmit COVAX dhe nga partnerët e tjerë në formë të donacioneve. Ndër to është edhe vaksina e Oxfordit, AstraZeneca, por të cilën, qytetarët e Kosovës po hezitojnë ta marrin.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë dërguar në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 154,000 raste të infektimit me koronavirus. Prej tyre 2,728 persona kanë vdekur.

Deri më 9 shtator, në ora 15:00, është vaksinuar 18.8 për qind e popullsisë së përgjithshme./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora arianit jakupi astrazeneca vaksinimi ne kosove arianit jakupi astrazeneca vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni