Rajoni

U shtrua urgjent në spital prej Covid-19, zbulohet komplikacioni i Berlusconit, çfarë i rrezikon jetën

84-vjeçari u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme, ndërsa mediat italiane kanë bërë me dije detaje të reja lidhur me komplikacionet e ish-kryeministrit.
Featured image of article: U shtrua urgjent në spital prej Covid-19, zbulohet komplikacioni i Berlusconit, çfarë i rrezikon jetën Silvio Berlusconi

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital, disa ditë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 pasi kishte shfaqur komplikacione në mushkëri. 84-vjeçari u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme, ndërsa mediat italiane kanë bërë me dije detaje të reja lidhur me komplikacionet e ish-kryeministrit.

Sipas tyre, Berlusconi është diagnostikuar me pneumoni të hershme bilaterale, megjithatë gjendja e tij raportohet të jetë jo e rëndë. Madje italiani as nuk është shtruar në pavionin e kujdesit intensiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 2 shtator “Forza Italia”, përmes një deklarate zyrtare dha lajmin se Silvio Berlusconi është i infektuar me COVID-19.  Me koronavirus është infektuar edhe shoqëruesja e ish-kryeministrit, Marta Fascina.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment