Aktualitet

U shtrua në spital pas prekjes nga COVID, shefja e infektivit në Pediatri tregon si është gjendja e foshnjes 2-muajshe

Shefja e repartit infektiv në Pediatri, Gjeorgjina Kuli ka treguar gjendjen shëndetësore të foshnjes 2-muajshe të prekur nga COVID-10.
Featured image of article: U shtrua në spital pas prekjes nga COVID, shefja e infektivit në Pediatri tregon si është gjendja e foshnjes 2-muajshe Foto ilustruese

TIRANË -Gjeorgjina Kuli, shefja e repartit të infektivit në Pediatrinë pranë QSUT, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të foshnjes 2 muajshe të prekur nga COVID-19. Nga studio e “Ora News”, ajo u shpreh, se foshnja është mirë dhe ruan parametrat e tij jetikë. Më tej ajo shtoi, se foshnja nuk ka temperaturë prej 24 orësh dhe nuk ka shenja të vështirësisë në frymëmarrje.

“Deri tani fëmija është mirë, ruan parametrat e tij jetikë, nuk ka temperaturë prej 24 orësh, pi mirë, nuk ka shënja të vështirësisë në frymëmarrje.Uroj të mbetet deri në fund kështu”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e djeshme një nënë së bashku me foshnjen 2 muajshe, u dërguan drejt QSUT pas prekjes nga COVID-19. Ky rast ishte i pari kur një foshnje e prekur nga COVID-19 shtrohet në spital.  Ndërkohë ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 90 raste të reja me COVID-19, një shifër kjo rekord që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu humbën jetën edhe pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në 72. Aktualisht në spitalin Infektiv ndodhen 80 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment