
ANGLI-Princi Edward, ka dhënë ditën e sotme, informacione në lidhje me shëndetin e Princ , i cili prej disa ditësh është i shtruar në spital.
Sipas DailyMail, Duka i Edinburgut është shumë më mirë dhe po priste me padurim të dalë nga spitali, por kjo mund të ndodh pas disa ditësh. Po ashtu, një zëdhënës nga Pallati Buckingham ka zbuluar se Philip po qëndron në spital është t’u trajtuar për një infeksion dhe pritet të largohet pas disa ditë.
‘Duka i Edinburgut është në Spitalin e Mbretit Edward VII, ku ai po merr kujdes mjekësor për një infeksion. Ai është mirë dhe po i përgjigjet trajtimit por nuk pritet të largohet nga spitali për disa ditë,”-ka thënë ai.
Philip ka kaluar natën e tij të shtatë në spital, pasi u pranua të martën e kaluar. Philip, i cili do të mbushë 100 vjeç më 10 qershor, është në spital për një arsye të panjohur. Ky është qëndrimi i tij më i gjatë në spital, prej së paku një dekade.
(k.a/dosja.al)