Politike

U shtrua me biznesmenët në restorant pavarësisht koronavirusit, Basha zbardh kërkesat e operatorëve turistikë në Durrës

  • Verë të kuqe, kafe e ujë, Basha shtrohet me biznesmenët në Durrës, hap ekskluzivisht restorantin dhe nuk pyet për rregulla
  • Kreu i PD, Lulzim Basha u ndal sot në Durrës, ku u njoh më nga afër me problemet e shkaktuara nga COVID-19, për biznesin dhe operatorët turistikë në këtë qytet. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Basha ka zbardhur kërkesat e operatorëve turistikë.
    Featured image of article: U shtrua me biznesmenët në restorant pavarësisht koronavirusit, Basha zbardh kërkesat e operatorëve turistikë në Durrës

    DURRES-Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur kërkesat e operatorëve turistikë në Durrës,me të cilët zhvilloi një takim ditën e sotme në një nga restorantet e qytetit bregdetar.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar biznesin e turizmit, i cili është burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake.

    Kryedemokrati shkruan se deri më sot, shqetësimet e operatorëve kanë rënë në vesh të shurdhër.

    Postimi i plotë

    Turizmi në Durrës është padyshim sektori më i goditur nga pandemia dhe tërmeti i nëntorit. Deri më sot qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar operatorët turistikë, hotelerinë dhe biznesin e turizmit që janë dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake. Në takim me disa prej tyre u njoha me problemet e mëdha me te cilat po përballet turizmi në Durrës ndërsa shqetësimet e operatorëve deri më sot kanë rënë në vesh te shurdhër.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosoven por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal.

    Operatorët e turizmit në Durrës kërkojnë:

    1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.
    2. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.
    3. Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qëndrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht.
    4. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.
    5. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucionet kulturore që do të vizitohen nga turistët.

    Ramavirusi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, për turizmin është vdekjeprurës për shkak të masavë kaotike dhe mosdhënien e ndihmës nga ana e qeverisë. Shqiptarët varfërohen, turizmi po lëngon ndërsa Edi Rama mendon të pasurojë vetëm oligarkët e tij duke i vënë në dispozicion pasuritë dhe lekët e shqiptarëve.

    Kreu i PD, Lulzim Basha u ndal sot në Durrës, ku u njoh më nga afër me problemet e shkaktuara nga COVID-19, për biznesin dhe operatorët turistikë në këtë qytet.  Pa respektuar distancimin social Basha u ul në një restorant me biznesmenët, duke konsumuar ujë, kafe dhe verë të kuqe.

    Edhe pse shumë administorë lokalesh janë gjobitur për shkak se kanë vijuar aktivitetin gjatë periudhës së pandemisë, për Bashën protokolli i sigurisë nuk qenka aq i rëndësishëm.

    (G.Sh./Dosja.al)

    Shto Koment