RajoniShowbiz

U shtir si mjeke dhe mashtroi një çift për 200 mijë franga zviceriane, 36-vjeçarja e dyshuar është nëna e këngëtares kosovare

Ngjarja ka ndodhur në Zvicër ku gruaja kosovare ishte maskuar si mjeke me një bluzë të bardhë, duke mos u dyshuar aspak si një njeri i zakonshëm, apo në këtë rast mashtruese, pasi e ka luajtur shumë mirë rolin.
Featured image of article: U shtir si mjeke dhe mashtroi një çift për 200 mijë franga zviceriane, 36-vjeçarja e dyshuar është nëna e këngëtares kosovare Nëna e Aurores, kengetares se 'One Record'

KOSOVË- Në maj të këtij viti  një grua 36-vjeçare nga Kosova kishte organizuar në mënyrë perfekte një mashtrim për të fituar në mënyrë të paligjshme 200 mijë franga zviceriane.

Ngjarja ka ndodhur në Zvicër ku gruaja kosovare ishte maskuar si mjeke me një bluzë të bardhë, duke mos u dyshuar aspak si një njeri i zakonshëm, apo në këtë rast mashtruese, pasi e ka luajtur shumë mirë rolin.

Me dokumente të falsifikuara ajo ishte shtirur si mjeke, për të përjetuar momentin e shumë pritur, kur do t’iu merrte plot 200 mijë fraga zviceriane një çifti në spital.

Por mesa duket kjo grua kosovare paska pasur mjaft informacione sesi t’ia dilte paqtë në këtë punë  me rrezikshmëri ligjore.

Sipas “Prive.al” është mësuar se e dyshuara është nëna e një këngëtareje të re nga Kosova, të quajtur Aurora.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo e fundit nuk është shumë e njohur në tregun muzikor pasi eksperiecat e saj janë të pakta në muzikë, ku vetëm duke qenë se ajo kishte idhull të famshmen Ariana Grande, kishte realizuar disa projekte muzikore me grupin e ‘On Records’,  por është larguar sëfundmi.

Ndërkohë sëfundmi nëna 36-vjeçare e këngëtares së re me emrin Aurora është akoma në kohën e prezumimit të pafajësisë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment