Sport

U shpreh se do të drejtonte rivalët e Interit, Jose Mourinho kthehet në kampionatin italian

Vetëm pak orë pasi njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me Paulo Fonsecën, klubi verdhekuq dha edhe lajmin se në pankinë do të ulet një tjetër portugez, pikërisht Jose Mourinho-n
Featured image of article: U shpreh se do të drejtonte rivalët e Interit, Jose Mourinho kthehet në kampionatin italian Jose Mourinho
Përditësuar:

ITALI-Jose Mourinho kthehet në Itali 11 vite pasi fitoi gjithçka me skuadrën e Interit, këtë herë për të drejtuar rivalët më të fortë të zikaltërve në atë kohë, kryeqytetasit e Romës.

Vetëm pak orë pasi njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me Paulo Fonsecën, klubi verdhekuq dha edhe lajmin se në pankinë do të ulet një tjetër portugez, pikërisht “the special one”.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

“Klubi i Romës ka kënaqësinë t’u njoftojë se trajneri i parë e skuadrës, duke nisur nga sezonit 2021-2022, do të jetë pikërisht Jose Mourinho”, shkruan verdhekuqtë në Tëitter, por pa zbuluar detaje të tjera mbi marrëveshjen. Kështu, Special One heq dorë nga rroga e Tottenham dhe ka gjetur një zgjidhje. Gjatë Europianit do të jetë opinionist dhe editorialist.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment