Showbiz

U shpërfytyrua nga plumbi i gomës në protestën kundër vrasjes së George Floyd/ Kim Kardashian në kërkim të vajzës: Dua ta ndihmoj për … (FOTO)

23-vjeçares  i rridhte gjaku në fytyrë dhe dukej plotësisht e shpërfytyruar, ndërkohë Kim Kardashian, mesa duket nuk ka duruar teksa ka pa të renë në atë gjendje dhe ka vendosur që të ndihmojë vajzën të trajtohet për tu kthyer në gjendjen e mëparshme
Featured image of article: U shpërfytyrua nga plumbi i gomës në protestën kundër vrasjes së George Floyd/ Kim Kardashian në kërkim të vajzës: Dua ta ndihmoj për … (FOTO) Kim Kardashian dhe Sharyse Nara

SHBA- Kim Kardashian është tronditur nga fotografia e një protestueseje e cila pësoi dëmtime serioze për shkak të një plumbi gome  që mori nga autoritetet këtë fundjavë. Bëhet fjalë për Shannyn Sharyse Nara e cila shpërndau imazhet në rrjete sociale ku nuk kaluan pa rënë në sytë e yllit të Amerikës.

23-vjeçares  i rridhte gjaku në fytyrë dhe dukej plotësisht e shpërfytyruar, ndërkohë Kim Kardashian, mesa duket nuk ka duruar teksa ka pa të renë në atë gjendje dhe ka vendosur që të ndihmojë vajzën të trajtohet për tu kthyer në gjendjen e mëparshme. Këtë e ka bërë me dije vet Kim nëpërmjet rrjeteve socilale duke thënë se do ta ndihmojë mjafton që dikush ta kontaktojë që të lidhet me të.

 “Kjo është zemërthyese dhe shqetësuese. A di dikush nga ju se si mund të kontaktoj me të? Do të dëshiroja ta ndihmoja atë në kujdesin e saj mjekësor nëse ajo ka nevojë”, shkroi Kim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Kim

Deri më tani nuk dihet nëse Kim ka kontaktuar apo jo me vajzën por mbetet të themi që vajza ka shpresë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme.

Vajza është dëmtuar teksa protestonte në protestën kundër George Floyd i cili u vra nga një oficer policie, dhe alarmoi Amerikën.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment