
SHBA-Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump ditën e sotme ka bërë me dije se ka falur ish-këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, Michael Flynn. Në një postim që Trump ka bërë në Twitter, ka shkruar se Gjeneralit Flynn i është dhënë falje e plotë. Më tej, në postimin e tij ai e ka uruar ish-këshilltarin edhe për Ditën e Falenderimeve.
“E kam për ndër të madh që njoftoj se Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë një Falje e Plotë. Urime @GenFlynn dhe familjes së tij të mrekullueshme, e di që tani do të keni një Ditë Falenderimesh vërtet fantastike,”shkroi Trump .
It is my Great Honor to announce that General Michael T. Flynn has been granted a Full Pardon. Congratulations to @GenFlynn and his wonderful family, I know you will now have a truly fantastic Thanksgiving!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 25, 2020
Michael Flynn ishte shpallur në vitin 2016 nga FBI-ja, si fajtor në fshehjen e të vërtetës për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale.
(I.A/dosja.al)