Diaspora

U shpall fituese, reagon LVV-ja: Falënderoj mbështetësit jashtë dhe brenda Kosovës

Me anë të një postimi në Facebook, LVV-ja ka falënderuar votuesit brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen që iu kanë dhënë. 
Featured image of article: U shpall fituese, reagon LVV-ja: Falënderoj mbështetësit jashtë dhe brenda Kosovës Foto ilustruese

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Me anë të një postimi në Facebook, LVV-ja ka falënderuar votuesit brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen që iu kanë dhënë.

Po ashtu, postimin e kanë shoqëruar me një foto ku shkruhet se LVV-ja ka marrë 50% të votave.

Falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falenderojmë Vullnetarët për punën e madhe, Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit. Së bashku krejt dhe drejt!,”-ka shkruar LVV-ja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë: 

Postimi i plotë

Lajmi kryesor:KQZ-ja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve/ LVV-ja shpallet fituese me mbi 438 mijë vota, arrin 58 deputet, Vjosa Osmani shkruan historinë, shpallet personi më i votuar

(k.a/dosja.al)

Shto Koment