
TIRANË– Te gjithë kontrollorët e trafikut ajror të aeroportit të Rinasit janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te prokurorisë së Tiranës.
Deri tani zyrtarisht nuk janë lëshuar urdhër arreste, por hetimet mbi pezullimin e punës nga punonjësit e Albcontrol vijojnë.
Një pjesë e kontrollorëve u shoqëruan gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga ambientet e një hoteli në Rinas, ndërsa pjesa tjetër u paraqit vullnetarisht pas komunikimit policor. Numri total i personave të shoqëruar arrit në 28 mëngjesin e sotëm, ku pas marrjes në pyetje u liruan fillimisht 4 kontrollorë dhe më pas pjesa tjetër e tyre.
(a.b)/dosja.al