Politike

U shkarkua nga Vettingu, shpërthen ish-prokurori: Kolegë, mos shkoni më në punë! Amerikë, na hoqe ne, por po nuk futët në burg brenda vitit, Berishën, Metën, Ramën dhe të tjerët do humbësh shumë shpejt respektin e shqiptarëve

Dedaj paralajmëron ambasadën e SHBA, se nëse nuk i fut brenda vitit të gjithë klasën politike në Shqipëri, atëherë do të humbasë të gjithë mbështetjen e shqiptarëve. 
Featured image of article: U shkarkua nga Vettingu, shpërthen ish-prokurori: Kolegë, mos shkoni më në punë! Amerikë, na hoqe ne, por po nuk futët në burg brenda vitit, Berishën, Metën, Ramën dhe të tjerët do humbësh shumë shpejt respektin e shqiptarëve Tom Dedaj, ish-prokuror

TIRANË– Ish-prokurori Tom Dedaj iu kërkon kolegëve të tij në detyrë që të bojkotojnë procesin e rivlerësimit të gjyqësorit, i njohur ndryshe si Vettingu. Në një reagim në rrjetet sociale, Dedaj thotë se derisa ligji për Vettingun të ndryshojë për t’u përmirësuar, të gjithë prokurorë e gjyqtarë duhet të braktisin detyrën. 

“Ju bëj thirrje të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve të bojkotojnë procesin e rivlerësimit, vetingut. Mos u paraqisni para tyre, mos shkoni qysh nesër në punë, braktisni detyrën, derisa gjendja e ligjit të përmirësohet” – shkruan ai.

Më tej, ai pyet SHBA-në, pse nuk futi në burg politikanët por e nisi reformën nga drejtësia.

“Amerikë kam një pyetje në emër të të gjithë shqiptarëve. Kur ndërmore reformën në drejtësi, që shumë shumë mirë bëre, dhe krijove SPAK, që shumë shumë mirë bëre, a kishe në plan të fusje në burg Sali Berishën, Fatos Nanon, Aleksander Meksin, Edi Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin e gjithë ministrat kriminelë e të korruptuar të Shqipërisë!? A kishe ndermend dhe a ke dosje ti për ta?” – shkruan ish-prokurori në FB.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dedaj paralajmëron ambasadën e SHBA, se nëse nuk i fut brenda vitit të gjithë klasën politike në Shqipëri, atëherë do të humbasë të gjithë mbështetjen e shqiptarëve. 

“Duhet me u prononcu patjetër që edhe ne ta ndajmë mendjen nëse këto njerëz do të kemi në drejtim deri sa të vdesim? Po nuk i ke patur këto plane dhe brenda vitit ti nuk largon këta lidera e këtë klasë politike të Shqipërisë, po nuk i fute në burg dhe po nuk jua more pasurinë e tja kthesh arkës së shtetit, ti shumë shpejt do humbasësh lidershipin dhe respektin e shqiptarëve, më keq ende do fitosh urrejtjen tonë. Mos harro, largimi nga puna i prokuroreve e gjyqtareve pa i zevendesuar ata ka hapur probleme madhore të jetës” – shkruan prokurori i shkarkuar nga vetingu.

Dedaj u largua nga detyra më 28 janar 2019, pasi u dënua edhe nga Ish-gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për korrupsion pasiv. Dedaj u procedua në “Fiks Fare”, pasi një qytetar i dha në zyrë 20 mijë lekë për të marrë kamionin e bllokuar. 

(f.g/dosja.al)

Shto Koment