Aktualitet

U shkarkua nga KPK, flet ish-kreu i Apelit të Shkodrës: Më sulmoi klasa e krimit, deklarimet e mia janë të sakta

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha, i cili u shkarkua 4 ditë më parë, tha se kjo ka ndodhur nga klasa e krimit.
Featured image of article: U shkarkua nga KPK, flet ish-kreu i Apelit të Shkodrës: Më sulmoi klasa e krimit, deklarimet e mia janë të sakta Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha

TIRANË- Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Fuat Vjerdha, ka reaguar pas shkarkimit nga KPK. (Lexo këtu)

I ftuar në studion e telefizionit Fax News, u shpreh se shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të ndërhyrjes së krimit. Ai thotë se shkak për shkarkimin e tij janë bërë vendimet e dhëna ndaj kriminelëve.

Po ashtu ai tha se “Nuk i di argumentet e KPK që do të dalin në vendim, por unë di gjetjet e tyre që mi kanë bërë të ditur. Për mua është a paligjshme mënyra sesi nga ana e KPK-së, më drejtohet si fakt i njohur publik, për rastin “Mjacaj”. Ne gjykuam një të mitur për vrasje, por doli i pafajshëm, dhe mbi të rëndoi akuza e fshehjes së krimit. Pasi ai kreu dënimin, u lirua, por bëri një vjedhje dhe sërish u dënua 1 vit burg. Pas kësaj ai u lirua sepse përfundoi dënimin. Por ndodhi vrasja e turistëve çekë. Tani unë akuzohem se përse u lehtësua nga dënimi dhe doli, pasi po të ishte në burg nuk do të vriste turistët çekë. Por kjo nuk është e arsyeshme, pasi kështu do të thotë që të mos lirojmë askënd, duke menduar se pasi të dalë do të bëjë vrasje”.

Më tej ai shtoi se “Unë jam sulmuar nga klasa e krimit, deri sa më shkarkuan. Të gjithë e dinë se nuk kam prona, nuk kam pasuri. ILDKP thotë se deklarimet e mia janë të sakta.”

Vjerdha tha se, “Për shkak të gjendjes ekonomike, deri në vitin 2012 nuk ka pasur mundësi për të blerë një banesë”.

I pyetur nëse çështjen do ta çojë në Apel, ai tha: “Unë po pres daljen e vendimit. Me të dal vendimi unë do të vijoj betejën. Por nuk mund të rri pa reaguar”. 

Ish-kreu i Apelit të Shkodrës, tha se ka pasur njohje me një sërë zyrtarësh të lartë nga të dy kahet politike, përjashtuar kryeministrin Edi Rama. 

Kujtojmë se Vjerdha u shkarkua nga KPK më 10 qershor. Ai ka kundërshtuar vendimin, pasi sipas tij vendimi ishte i pabazuar. KPK theksoi se gjyqtari Vjerdha kishte probleme me profesionalizimin në punë.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment