Showbiz

‘Daily Mail’ e futi gabimisht në artikull, Taynës i ngel në mendje shkrimi: Jam kudo në të njëjtën kohë…

Reperja shqiptare Tayna është shfaqur ditën e sotme gabimisht në një artikull të DailyMail. Tayna nuk zgjodhi të reagonte publikisht për këtë gjë por zgjodhi të postonte një foto aty ku shkruan se gjendet kudo.
Featured image of article: ‘Daily Mail’ e futi gabimisht në artikull, Taynës i ngel në mendje shkrimi: Jam kudo në të njëjtën kohë… Tayna
Përditësuar:

AMSTERDAM– Tayna është bërë pjesë e një artikulli të Daily Mail pasi kjo media e ka ngatërruar reperen me një mikeshë të Tyga-s, emri i të cilës është i njëjtë me atë të këngëtares shqiptare.

Në artikull u postuan dy foto të Taynës, duke e përshkruar si një vajzë që i përngjan Kylie Jenner, ndaj Tyga ka vendosur që të qëndrojë me të pasi mund ti kujtojë ish të dashurën e tij.

Tayna postoi para pak orësh një instastory aty me shumë modesti shkruan:

‘N LA, Zvicerr a n Amsterdam? Jam kudo në të njëjtën kohë’

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për momentin reperja ndodhet në Amsterdam aty ku ndoshta do xhirojë pjesë të klipit, për të cilin u nis në Zvicër. Për fjalën LA, Tayna do të thotë se ndodhet dhe në Amerikë për shkak të artikullit të botuar në Daily Mail.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment