Politike

U shërua nga Covid-19, Neritan Ceka tregon shifrën e kripur që shpenzoi: 5000 euro kura, askush nuk pyeti për ne, koronavirusi është vdekje

VIDEO
Në një intervistë për News 24, Ceka, shtoi se askush nuk është interesuar për të, dhe se madje, shteti nuk i ka dhënë asnjë recetë ilaçesh.
Featured image of article: U shërua nga Covid-19, Neritan Ceka tregon shifrën e kripur që shpenzoi: 5000 euro kura, askush nuk pyeti për ne, koronavirusi është vdekje Neritan Ceka

TIRANË– Neritan Ceka, ka rrëfyer se i është dashur të harxhojë plot 5 miëj euro në shtëpi, për të pasur mundësi, për të përballuar trajtimet kundër Covid-19. Në një intervistë për News 24, Ceka, shtoi se askush nuk është interesuar për të, dhe se madje, shteti nuk i ka dhënë asnjë recetë ilaçesh.

Ceka tregoi se ajo që lë pas Covid-i është ndjeshmëri dhe solidaritet. Ai shtoi se për një pensionist, të kalosh këtë sëmundje në shtëpi është vetmi dhe vdekje.

“Covid-i është vetmi, interesimi i njerëzve të ndihmon. U ndjeva i lënë pas dore nga shteti, për pensionistët që nuk janë të rënduar nga ana shëndetësore, kalimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje. Gjithë trajtimin e bëmë vetë, kushton 5 mijë euro. Nuk na dhanë recete, i morëm ilaçet pa recetë,”- u shpreh Ceka ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë Ceka i është rikthyer jetës aktive. Neritan Ceka u infektua më datë 8 tetor, bashëk me të shoqen.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment