Bota

U shërbeu 11 presidentëve të SHBA-së/ Humb jetën nga koronavirusi në moshën  91- vjeçare Wilson Jerman

Gay tha se Jerman fillimisht u tërhoq nga Shtëpia e Bardhë në 1997, por u kthye në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2003. Por ai u largua përsëri nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2011.
Featured image of article: U shërbeu 11 presidentëve të SHBA-së/ Humb jetën nga koronavirusi në moshën  91- vjeçare Wilson Jerman Shanta Taylor Gay

SHBA– Wilson Roosevelt Jerman, një ish banor i Shtëpisë së Bardhë që ka punuar për 11 Presidentët e SHBA, ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit. Ai ishte 91- vjeç. Ishte mbesa e tij Shanta Taylor Gay, ajo që bëri të ditur ndarjen gjyshit nga jeta.

Ai ishte autentik. Ai ishte një njeri i qetë, por i ashpër. Bentë shumë punë dhe nuk u ankua.” Tha ajo.

Punonjësi me shërbimin më  të gjatë filloi të punojë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1957 ku  Presidenti i atëhershëm ishte Dwight D. Eisenhower. Ai u gradua në baner kur në detyrë ishte  ish-Presidentin John F. Kennedy. Gay tha se Jerman fillimisht u tërhoq nga Shtëpia e Bardhë në 1997, por u kthye në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2003. Por ai u largua përsëri nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2011.

Ajo i tha CNN se gjyshi i saj pësoi një goditje në vitin 2011 dhe Obama ndihmoi për sigurimin e spitalit dhe ishte kujdesur vetëgjatë kohës që ai ishte i  shtruar. Në fund të karrierës së tij, Obama nderoi Jerman për më shumë se 50 vjet shërbim me një pllakë dhe një monedhë për të përfaqësuar secilin President që ai shërbeu.

Ndëkohë për vdekjen e tij ka reaguar edhe bashkëshortja e Michelle Obama se me fat që e kishte njihur  Jerman dhe se ai kishte një shpirt bujar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Me mirësinë dhe kujdesin e tij, Ëilson Jerman ndihmoi që Shtëpia e Bardhë të bëhej një shtëpi për dekada të Familjeve të Para, përfshirë edhe tonën. Shërbimi i tij për të tjerët, gatishmëria e tij për të shkuar lart e më tej për vendin që ai e deshi dhe të gjithë ata, jetën e të cilëve ai preku  është një trashëgimi e denjë për shpirtin e tij bujar. Ne ishim me fat që e njohëm. Barack dhe unë i dërgojmë dashuri dhe lutje të sinqerta familjes së tij “. u shpreh ajo.

Po ashtu edhe Ish -zonja e parë Hillary Klinton ka shprehur ngushëllimet për familjen e tij duke thënë se ajo dhe ish Presidenti Bill Klinton janë të pikëlluar nga vdekja Jerman.

Jerman shërbeu si një banor i Shtëpisë së Bardhë në 11 presidencat dhe bëri që brezat e familjeve të para të ndjehen si në shtëpi, përfshirë edhe tonën. Ngushëllimet tona më të ngrohta për të dashurit e tij”. Tha ajo.

Burimi:CNN

(A.K.dosja.al)

Shto Koment