Aktualitet

U shemb Teatri Kombëtar, në shesh del edhe djali i Sokol Olldashit, përplaset me Policinë në ‘detin’ e njerëzve

Glauk Olldashi është mes njerëzve dhe po proteston kundër efektivëve të policisë, ndërkohë që duket i distancuar nga figurat e tjera të PD-së. 

TIRANË– Revoltohen qytetarët për prishjen e Teatrit Kombëtar. Mes “detit” të qytetarëve është edhe djali i deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, Glauku.

Ai është mes njerëzve dhe po proteston kundër efektivëve të policisë, ndërkohë që duket i distancuar nga figurat e tjera të PD-së.

Pamje

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje.  Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment