Politike

U shemb nga tërmeti pas 3 muajsh rikonstruksion/ Gjata shkon tek shkolla “Ramazan Jangozi”: Avulluan 587 mln lekë, ç’po ndodh me fondet e rindërtimit?

Sekretari për Çështjen Ligjore në PD, Çlirim Gjata u shpreh se për institucionin u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve, por vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit ajo u rrafshua nga tërmeti.
Featured image of article: U shemb nga tërmeti pas 3 muajsh rikonstruksion/ Gjata shkon tek shkolla “Ramazan Jangozi”: Avulluan 587 mln lekë, ç’po ndodh me fondet e rindërtimit? Çlirim Gjata

TIRANË -Sekretari për Çështjen Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka shkaur sot në Thumanë duke vënë theksin tek drejtësia e munguar prej 1 viti nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga shkolla “Ramazan Jangozi”, Gjata u shpreh se për institucionin u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve, por vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit ajo u rrafshua nga tërmeti.

“Pyetja që ngremë sot është: Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie? Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.”-u shpreh Gjata. 

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE, CLIRIM GJATA

Të dashur qytetarë!  Për “Hajdutët e Fatkeqësisë” të udhëhequr nga Edi Rama, siguria e fëmijëve në shkolla nuk ka as më të voglën rëndësi. Shembull tipik i kësaj sjellje kriminale është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë. Natën e 26 nëntorit të vitit të shkuar, Thumana përjetoi një tragjedi, në të cilën humbën jetën dhjetëra njerëz, fëmijë, nëna e baballarë. Kjo humbje e madhe për familjarët, por edhe për ne si bashkëqytetarë të Shqipërisë, erdhi për shkak të neglizhencës dhe shpërdorimit të fondeve nga qeveria dhe bashkia e Krujës.

Sigurisht që “Hajdutët e Fatkeqësive” nuk kanë lëvizur asnjë gisht për të bërë drejtësi për këtë ngjarje. Madje, ata janë angazhuar duke lëvizuar çdo gurë për të bërë të mundur zvarritjen e hetimeve.

E merrni dot me mend se çfarë tragjedie do të kish qenë nëse një tërmet i ngjashëm do të kishte rënë gjatë orëve të paradites, ku të gjithë fëmijët e shkollës “Ramazan Jangozi”, të gjendeshin në klasat e tyre?

Ne kemi qenë edhe më herët në këtë shkollë për të denoncuar neglizhencën, vjedhjen e fondeve dhe sjelljen kriminale të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që i gjen kudo, si në qeveri, si në pushtetin lokal. Në fakt, ajo që ka ndodhur në këtë shkollë është përtej skandalit!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hijena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.

Pyetja që ngremë sot është: Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie? Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.

Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë.

“Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit.

Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO! Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment