Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
U shemb nga tërmeti i 26 nëntorit, restaurohet kulla e Kalasë së Durrësit
7 Dhjetor 2021, 20:07Nga DOSJA
DURRËS- Kulla e Kalasë së Durrësit është rindërtuar ditën e sotme, pas shembjes së saj nga tërmeti i 26 nëntorit. Të pranishme në këtë moment ka qenë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim së bashku me ambasadoren suedeze Elsa Hastad. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se fondi për rindërtimin e kullës C të Kalasë është mbështetur nga financimi i Ambasadës Suedeze si dhe atë Amerikane.
Postimi i Plotë:
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, së bashku me Ambasadoren suedeze Elsa Hastad, dëshmuan sot përpjekjet për rindërtimin e Kullës së Kalasë së Durrësit. Gjatë një ceremonie për të vlerësuar rindërtimin, ekipet montuan një segment prej 26 tonësh të murit në Kullën C. Kulla u dëmtua ndjeshëm gjatë tërmetit të nëntorit 2019 dhe po rindërtohet pas gati dy vitesh punë të palodhur, stabilizimi dhe kërkimi, hartimi të projektit dhe zhvillimi nga arkitektë, inxhinierë, specialistë dhe punëtorë të ndryshëm. Puna e restaurimit të Kullës C u mbështet financiarisht në faza të ndryshme nga Ambasada Suedeze dhe Ambasada e SHBA përmes Programit të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP). AFCP akordoi 800,000 dollarë për të ndihmuar në mbështetjen e katër vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara rëndë nga tërmeti, përfshirë Kullën e Sahatit dhe Teqenë e Dolmës në Kalanë e Krujës, Kullën e Sahatit dhe Murin në Kalanë e Prezës dhe Kullën C në Durrës. Ne jemi krenarë që ndihmojmë në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
PËRMET- Banorët e fshatit Piskovë në Permet kanë vazhduar protestën ditën e sotme në lidhje me ndërtimin e një landfilli për depozitimin e mbeturinave urba...
TURQI- 1.5 ton hashash është kapur në Turqi ditën e sotme. Sozcu shkruan se 1.5 tonët më lëndë narkotike u sekuestruan në lagjen Dalaman të Muğla. Droga kishe a...
TIRANË– Mutacioni “Omicron” mund të ketë hyrë në Shqipëri, por pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencës në Berlin ku janë dërguar disa ka...
TIRANË– Shtatë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Konkretisht tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç...
TIRANË– Nesër, më datë 8 dhjetor pritet që të mbahen homazhe për Klodian Rashën, të riun që u vra një vit më parë nga ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj. ...