Aktualitet

U rikonstruktua 1 vit më parë, pësoi shembje nga reshjet e shiut, KLSH nis kontrollin për punimet në rrugën Himarë-Sarandë

Ekipi i KLSH prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARSH ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH-së Arben Shehu një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë proçedurën përkatëse si dhe verifikimin fizik të punimeve të kryera në të. Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi  gjithashtu dhe procedurat të disa akseve rrugore në vënd .
Featured image of article: U rikonstruktua 1 vit më parë, pësoi shembje nga reshjet e shiut, KLSH nis kontrollin për punimet në rrugën Himarë-Sarandë Rruga e demtuar ne Borsh

TIRANË– Rruga e cila ka rrëshkitur në afërsi të Borshit duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin rrugor si dhe rrezikon disa banesa do të kalojë në lupën e KLSH. Kontrolli i lartë i shtetit  ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar të gjithë proçedurën e realizuar për  punimet e kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional  rrugor Himarë-Sarandë pas situatës problematike të shfaqur në fshatin Borsh.

Një ekip i Kontrollit të lartë të  Shtetit ka nisur menjëherë verifikimin e proçedurave të kryera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e saj. Ekipi i KLSH prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARSH ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH-së Arben Shehu një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë proçedurën përkatëse si dhe verifikimin fizik të punimeve të kryera në të. Kontrolli i Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi  gjithashtu dhe procedurat të disa akseve rrugore në vënd .

Rruga e shëmbur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor-Vlorë-Gjirokastër, me gjatësi 350 kilometra, dhe me vlerë 13.7 milionë euro u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania Elicatechnical Commerce Societa  dhe kompania Salillari sh.p.k.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtjen  në total ka qënë 128 milion euro nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka botërore. Kjo është hera e parë që KLSH ndërrmer një kontroll urgjent për një ngjarje të ndodhur .

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment