Aktualitet

“U rrit kurba se nuk bëmë detyrat e shtëpisë”/ Sallabanda: Mjekët në Shqipëri nuk kanë  manipuluar të dhënat, autopsia nuk bëhet dot pa miratimin e familjes 

Po ashtu ai ka thënë se në Shqipëri është rritur kurba epidemiologjike sepse sipas tij qytetarët nuk kanë respektuar rregullat.
Featured image of article: “U rrit kurba se nuk bëmë detyrat e shtëpisë”/ Sallabanda: Mjekët në Shqipëri nuk kanë  manipuluar të dhënat, autopsia nuk bëhet dot pa miratimin e familjes  Kita Sallabanda

TIRANË- Mjeku Kita Sallabanda është shprehur mbrëmjen e sotme se autopsia nuk mund të bëhet nga mjekët  pa miratimin e familjarëve. I ftuar në emisonin ‘Tempora” ai është shprehur se nuk beson se mjekët mund të manipulojnë të dhënat, pasi sipas tij bluzat e bardha nuk kanë asnjë arsye për të bërë një veprim të tillë.

Po ashtu ai ka thënë se në Shqipëri është rritur kurba epidemiologjike sepse sipas tij qytetarët nuk kanë respektuar rregullat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk besoj se mjekët në Shqipëri të mund të manipulojnë të dhënat sepse ky është një probleme shumë i madh. Autopsia nuk bëhet pa miratimin e familjarëve. Nuk ka arsye që kolegët shqiptarë të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo çështje ka qenë debat edhe në Spanjë, Itali, Unë isha në gusht në Tiranë dhe isha i vetmi që mbaja maskë në rrugë. Asnjë nuk mbante maskë. Për të pasur rezultate pozitive duhet të ishin marrë masa më parë. Në Shqipëri është rritur kurba epidemiologjike sepse ne nuk i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Problem janë mjekët specialistë të cilët mungojnë.“– ka thënë ai.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment