Aktualitet

“U rrethova nga mjekë e badigardë” / Motra e 31-vjeçarit që i hoqën zemrën në Spanjë tregon si e mori vesh për vdekjen e të vëllait: Më thirrën më urgjencë, shkova në spital dhe… 

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin  “Repolitix”, ka thënë se ka qenë mjekja e turnit ajo që e ka telefonuar, që të shkonte menjëherë në spital. 
Featured image of article: “U rrethova nga mjekë e badigardë” / Motra e 31-vjeçarit që i hoqën zemrën në Spanjë tregon si e mori vesh për vdekjen e të vëllait: Më thirrën më urgjencë, shkova në spital dhe…  Majlinda Sula

SPANJË- Motra e tij Saimir Sulës, Majlinda Sula ka treguar se si e mori vesh lajmin për vdekjen e të vëllait në Spanjë, për arsye të cilat ende nuk dihen. 

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin  “Repolitix”, ka thënë se ka qenë mjekja e turnit ajo që e ka telefonuar, që të shkonte menjëherë në spital. 

Ajo shton se pasi ka arritur në spital, u rrethua nga mjekë dhe badigardë të cilët i dhanë dhe lajmin për humbjen e të vëllait. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është mjeke e përgithshme. Vëllai u shtrua në spital në datë 8 në darkë. Kjo zonja (mjekja spanjolle Irene Petit) hyri të nesërmen në orën 2 dhe mori turnin. Në 5 e gjysmë vëllai ndërroi jetë. Pasi ndërroi jetë, më telefonoi duke më thënë se a mund të vini në spital. Kur shkova në spital, nuk po flisnim. Nuk po flisnim dhe fillova të bërtisja. Më pas tundën kokën dhe më thanë se ka ndodhur diçka” – tha e motra.

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, e motra është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia shqiptare ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritu dyshime për trafikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë. 

(a.k.dosja.al)

Shto Koment