
TIRANË– Modelja dhe moderatorja Alesia Bami ka folur lidhur me sherrin që ndodhi disa javë më parë mes Kejvina Kthellës dhe Einxhëll Shkirës.
E ftuar në emisionin “Glamur”, Alesia u shpreh se të dyja vajzat e kishin lëshuar veten dhe kishin harrur që ishin personazhe publike.
“Nuk jam në dijeni. Einxhellin e kam pasur kolege dhe është një vajzë shumë e mirë. Gjithashtu edhe Kejvinën. Sa i përket sherrit të gjithë jemi implusivë por në raste të tilla është mirë ta përmbash pak veten, sidomos kur je personazh publik. Më vjen shumë keq që i ka marrë vorbulla e lajmeve. Ka qënë pakujdesi e momentit besoj,“-u shpreh Alesia.
Ngjarja ndodhi disa javë më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.
(k.m/dosja.al)