Aktualitet

U rrah barabarisht nga shqiptari në burgun e Koridalosit, humb jetën 60-vjeçari grek, alarmohen institucionet

Një 60-vjeçar grek ka humbur jetën pas dëmtimeve të marra nga sulmi prej një tjetër të burgosuri. Ngjarja "ka marrë dhenë" në mediat greke.
Featured image of article: U rrah barabarisht nga shqiptari në burgun e Koridalosit, humb jetën 60-vjeçari grek, alarmohen institucionet Burgu i Koridalosit

GREQI– I burgosuri grek me iniciale M.M., u rrah me një shufër hekuri nga një tjetër i burgosur me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur më 27 shkurt 2019 në burgun e Koridalosit, teksa greku ishte në gjumë.

Pasi u pikas të ndërmen nga rojet e burgut, 60-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit Tzanei. Pas shumë muajsh mjekime, 60-vjeçari u nda nga jeta pas dëmtimeve të shumta të marrë në trup. 60-vjeçari kishte pësuar vdekje klinike dhe për këtë arsye mjekët vendosën që t’i fiknin të gjitha aparaturat.

Ky rast ka alamruar autoritetet greke, të cilat kanë akuzuar mjekët për vrasje pasi nuk u konsultuan me asnjë familjar të viktimës për heqjen e aparaturave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një prononcim për Zougla.gr vajzën e viktimës shprehet se ende nuk mund ta besojë se babai i saj ka vdekur dhe se ka marrë një avokat për të ndjekur deri në fund çështjen.

Burgu i Koridalosit njihet gjithashtu për historitë e tij. Disa muaj më parë aty u masakrua me thika, Albert Bako, i cili akuzohej për vrasjen e një biznesmeni. Ndërse ditën e djeshme një përleshje mes dy bandave, solli dy të plagosur. Të plagosurit janë shtetas shqiptarë dhe grekë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment