Showbiz

U rikthye për të ndihmuar kolegët dhe u infektua me COVID-19, DJ Vicky tregon si e priti lajmin për të atin: Më ra si bombë, po doktori është zjarr. Është betuar, partizan i Mjekësisë

DJ Vicky i njohur ndryshe si Vik Kraja tha se edhe pse e dinte që i ati ishte i infektuar kur e kishte parë lajmin në media, nuk e kishte përballuar mirë dhe ishte shqetësuar. 
Featured image of article: U rikthye për të ndihmuar kolegët dhe u infektua me COVID-19, DJ Vicky tregon si e priti lajmin për të atin: Më ra si bombë, po doktori është zjarr. Është betuar, partizan i Mjekësisë Dj Vicky dhe Dhimitër Kraja

TIRANË– DJ Vicky i njohur ndryshe si Vik Kraja, tregoi se si e përjetoi momentin kur mësoi se babai i tij, doktori Dhimitër Kraja, u infektua me koronavirus gjatë kohës kur po shërbente tek spitali Infektiv.

Në një lidhje me “Shqipëria Live”, ai tha se edhe pse e dinte që i ati ishte i infektuar kur e kishte parë lajmin në media, nuk e kishte përballuar mirë dhe ishte shqetësuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Doktori është zjarr, është rikthyer prapë në punë, ka rreth 4-5 ditë që është rikthyer, madje që të hënën që kaloi dhe kohën e karantinës. Është rikthyer dhe po i shërben shqiptarëve. Isha njoftuar pak a shumë por kur doli nëpër media, kur e pashë lajm në televizor u shqetësova, më ra si bombë. nuk e di pse. Ishte një ndjesi shumë shokuese. Si gjithë mjekët që bëjnë betimin e Hipokratit edhe babai im që ka shërbyer 40 e kusur vjet është partizan i betuar i Mjekësisë,”- ka treguar Viki.

Kraja iu bashkua kolegëve të tij pasi kishte dalë në pension për të ndihmuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19, në spitalin Infektiv, ku dhe u infektua nga koronavirusi. Për fat të mirë tashmë ai arriti ta mundte koronavirusin por infektimi i tij trishtoi mbarë opinionin publik si shembulli i vetësakricës përballë COVID-19.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment