Rajoni

U refuzua nga Pompeo në takim?! Skënder Hyseni fajëson mediat: S’kanë raportuar të vërtetën

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, anëtari i kryesisë në Lidhjen demokratike të Kosovës fajëson mediat duke thënë se ato kanë raportuar për diçka imagjinare.
Featured image of article: U refuzua nga Pompeo në takim?! Skënder Hyseni fajëson mediat: S’kanë raportuar të vërtetën Mike Pompeo dhe Skender Hyseni

SHBA-Skënder Hyseni, i cili aktualisht ndodhet në Uashingtoni ka mohuar se ka kërkuar takim me sekretarin amerikan, Mike Pompeo. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, anëtari i kryesisë në Lidhjen demokratike të Kosovës fajëson mediat duke thënë se ato kanë raportuar për diçka imagjinare.

Më tej, Hyseni ka saqruar se nëse do të kishte kërkuar një takim me Pompeon, ky i fundit nuk do ta kishte refuzuar kurrësesi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për hirë të sqarimit!!! Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetem një injorant apo edhe më keq, një qellimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla! E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se “Pompeo refuzoka të takoj Koordiantorin shteteror per dialog” kur një takim i tillë nuk është kerkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja “pritet një taki i tillë”. Pra, është për t’u habitur se ku zihen këto spekulime, dhe pastaj bëhen spekulime zingjirore të njëpasnjëshme. S.H.,”-shkruan Hyseni.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment